E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi:Edhe Rusia do ta njohë Kosovën

Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se për Kosovën nuk ekziston plani gjashtëpikësh, pasi të vetmet dokumente të vleshme janë, Plani i Martti Ahtisaarit dhe Kushtetuta e Kosovës. Në një intervistë për gazetën "Politika", Thaçi ka thënë se, "edhe Rusia ka mirëkuptim për Planin e Ahtisaarit dhe se edhe ajo do ta njohë pavarësinë e Kosovës". Ndërsa pyetjes se përse plani i Ahtisaarit nuk është miratuar në asnjë institucion ndërkombëtar,Thaçi ka thënë se, ky plan, është një dokument ndërkombëtar. "Këtë plan e njohin të gjitha shtetet që na kanë njohur, por edhe ato që ende nuk kanë bërë një gjë të tillë. Madje edhe Rusia ka filluar të ketë mirëkuptim për Planin e Ahtisaarit", ka thënë kryeministri i Kosovës.
"Nuk them se kjo do të ndodhë në një të ardhme të afërt. Vendimi i Beogradit për ta njohur Kosovën do ta shpejtonte njohjen nga Moska. Nuk e përjashtoj mundësinë që Rusia të na njohë si shtet të pavarur para Serbisë", është shprehur kryeministri Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›