Kosove, brenda nje dite jane kryer 91 aksidente

Prishtinë, 19 shkurt, 11:55, NOA - Siguria rrugore përbën një nga problemet reale me të cilat përballet sot Kosova.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në këtë vend janë konstatuar 91 aksidente, prej të cilave 27 me lëndime të lehta dhe rënda trupore kurse 64 me dëme materiale.
Të gjitha rrugët në territorin e Kosovës, përfshirë edhe pikat kufitare me shtetet fqinje, janë të kalueshme por me vështirësi për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave në disa segmente rrugore.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët që të respektojnë kufijtë e shpejtësisë së lejuar, e në raste të ngricave dhe kur rruga është e rrëshqitshme shpejtësia duhet t’i përshtatet kushteve të rrugës. Është e obligueshme për mjetet motorike që qarkullojnë në rrugë gjatë kësaj sezone të posedojnë pajisjet dimërore.
n.e/NOA