Kopenhagen / Dorëhiqet presidentja e konferencës, e zëvendëson Rasmussen
Presidentja e konferencës së organizuar nga Kombet e Bashkuara për klimën, që po zhvillon punimet në Danimarkë, Connie Hedegaard, ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Në vend të tij është vendosur kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen. Largimi i saj ka shkaktuar një tjetër bllokim të punimeve. Konferenca ka hyrë në fazën finale ku fuqitë e mëdha do nisin bisedimet për hartimin e një teksti përfundimtar që synon reduktimin e ndjeshëm të emetimit të gazrave në atmosferë. Përplasjet më të mëdha pritet të jenë mes SHBA-së dhe Kinës, dy vendet më ndotëse të planetit.
Ndërkaq në të tjera zhvillime, nga samiti, policia daneze ka ndaluar 100 protestues, të cilët po marshonin drejt vendit ku mbahet konferenca e OKB-së për klimën. Autoritetet thanë se protestuesit synonin të thyenin kordonin policor, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje lidhur me numrin e pjesëmarrësve në protestë.