E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kopenhagen, krerët e shteteve diskutojnë ngrohjen globale

Ka nisur zyrtarisht punimet samiti historik në Kopenhagen të Danimarkës, për çështjen e klimës. Për dy javë, përfaqësuesit e 192 vendeve të mbledhur në këtë takim, do të diskutojnë për ngrohjen globale. Ka qenë sekretari i përgjithshëm i organizatës së OKB-së për ndryshimet klimaterike, Yvo de Boer, kryeministri danez Lars Loekke Rasmussen, kryebashkiaku i Copenaghenit, Ritt Bjerregard dhe presidenti i panelit ndërqeveritar për ndryshimet klimaterike Rajendra Pachauri, që kanë dhënë start këtij samiti kaq të rëndësishëm. Në qytetin danez përrfaqësues nga 192 vende do të negociojnë deri në 18 dhjetor për një marrëveshje të re ndërkombëtare për klimën e cila duhet të zëvendësojë protokollin e Kiotos afati i të cilit përfundon në vitin 2012. Objektivi është të reduktohen emetimet e gazeve të dëmshme që shkaktojnë efektin serë për të kufizuar ngrohjen e planetit. Në fazën vendimtare përfundimtare të konferencës pritet të marrin pjesë edhe kryetarë të shumtë shtetesh dhe qeverish, ndër të tjerë Presidenti amerikan Barack Obama dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel. Kështu, OKB-ja ka çelur zyrtarisht konferencen e 15-te per ndryshimet klimaterike me optimizmin se do të arrihet në një vendim unamin, pasi vendet më të medha ndotëse si SHBA, Kina apo India kane premtuar reduktime të ndjeshme të emetimit të gazeve në atmosferë, çka ka sjellë edhe ngrohjen e ndjeshme të planetit me pasojë shkrirjen e zonave të ngrira. Interesimi i madh për këtë konferencë vihet re edhe në praninë e madhe të delegatëve, rreth 15 mijë, por sipas autoriteteve kërkesat kanë qenë më të larta, rreth 34 mijë por qendra "Bella Center" nuk e ka një kapacitet të tillë. Një e dhënë tjetër interesante është se në këtë samit do marrin pjesë 103 krerë shtetesh. 15 000 (Pesëmbëdhjetë mijë) delegatë dhe gazetarë janë akredituar për të marrë pjesë në konferencën për klimën, të organizuar nga Kombet e Bashkuara në Bella Center në Kopenhagen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›