E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, java e dytë e seancave dëgjimore për Kosovën

Ka nisur sot java e dytë e seancave dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Sot do paraqesin qendrimet e tyre Kina, Qipro, Kroacia dhe Danimarka. Ndërkaq, spt, më 8 dhjetor, qëndrimet e tyre do t'i paraqesin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Federata e Rusisë. Në seancën e së premtes, Bolivia dhe Brazili kanë kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, duke thënë se me të është shkelur parimi i sovranitetit dhe tërësisë territoriale". Bullgaria, ndërkaq, ka thënë se "krijimi i shteteve të reja varet nga fakti nëse ai entitet disponon popullatën, territorin dhe qeverisjen efektive". Burundi ka mbajtur një qëndrim të balancuar. Përfaqësuesi i brazilit hoze Medeiros, ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, duke thënë se "Rezoluta 1244 i ka ofruar Kosovës autonomi të gjerë, por, njëkohësisht, ka garantuar integritetin territorial të ish-Jugosllavisë". Në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës gjatë ditës së katërt të seancave dëgjimore, doli Bullgaria dhe përfaqësuesi i saj, Zllatko Dimitrov, i cili, fillimisht, ka cituar rezolutat e OKB-së nga viti '92, '94 dhe '99, që flasin për shkelje masovike të të drejtave të njeriut në Kosovë nga ana e autoriteteve serbe. ndërsa në ditën e tretë shqyrtimeve para gjykatës, Austria ka mbrojtur pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar këtë akt konform së drejtës ndërkombëtare. ndërsa Azerbajxhani dhe Bjellorusia u rreshtuan kundër deklaratës së pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›