Kopenhagen, lideri kanadez sheh akoma pengesa në marrëveshjen e klimës
Ministrat e Mjedisit u përpoq të dielën në Kopenhagen të kapërcenin përçarjet mes vendeve të pasura dhe atyre në zhvillim. Liderët botërorë u përpoqën që të dy kategoritë e vendeve të arrinin një pakt global mbi trajtimin e ndryshimit të klimës. Ministri kanadez i Mjedisit Jim Prentice tha se janë bërë përparime, por gjithashtu vazhdon të ketë ende pengesa.
"Kanadaja beson se në arritjen e negociatave dhe në vendosjen e marrëveshjes së detyrueshme në vitin 2010. Marrëveshja, për parandalimin e gazrave serë do të ndihmonte shumë rregullimin e klimës"-shtoi ministri Prentice.
Shefi i sekretariatit të OKB-së për ndryshimin e klimës Yvo de Boer, tha se shpreson se të gjitha kombet do të rrisin ofertat e tyre në bisedime.
Prentice mbrojti pozicionin e Kandasë në arritjen e marrëveshjes së çështjes së klimës. Ai tha se synimet që ka shtruar Kandaja në lidhje me reduktimin e gazrave serë janë shumë të favorshme dhe se është e gatshme të pranojë arritjen e një marrëveshjeje.
Lideri kanadez gjithashtu shtoi se nuk është shumë optimist që 193 vendet pjesëmarrëse në samit takimin do të bien dakord për një traktat ligjërisht detyruese, i cili mund të pasojë Protokollin e Kiotos, që skadon në vitin 2012.