Balotazhi në Kosovë, Dell: Ky raund më i qetë sesa raundi i parë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell u shpreh se raundi i dytë i zgjedhjeve lokale ishte më i qetë sesa raundi i parë që u zhvillua më 15 nëntor.
"Mesa duket votimet janë të organizuara shumë mirë. Natyrisht tani janë më të thjeshta, sepse janë vetëm dy kandidatë për t'u votuar dhe njerëzit duken shumë më pak të hutuar rreth procesit. Kështu që mendoj se ka shenja pozitive se sot do të ketë zgjedhje të mira" tha Dell.
Sipas ambasadorit Dell, shteti i Kosovës e ka kaluar testin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike:
"Është e qartë se institucionet kanë bërë një punë të madhe në organizimin e këtyre zgjedhjeve. Deri më tani, në këtë vendvotim të gjitha materialet votuese kanë ardhur me kohë, qendrat e votimet janë hapur në orën 7, ashtu siç ishte parashikuar. Jam i impresionuar me seriozitetin e komisionerëve të secilit qendër votimi. Mua më duket se ky do të jetë një test i kaluar për Kosovën" theksoi Dell.
Gjatë ditës, Dell ka vizituar disa qendra votimi në komunën e Shtërpces, ku në balotazhin për kryetar komune garojnë një kandidat serb dhe një shqiptar.