Hapet linja hekurudhore Beograd-Sarajevë pas pothuajse dy dekadash
Shërbimi hekurudhor ndërmjet Sarajevës dhe Beogradit rifilloi punë të dielën pas një shkëputjeje prej 18 vitesh si pasojë e luftës.
"Unë kam lindur në Sid (në Serbi) dhe kështu që është normale që të dyja vendet i cilësoj si atdheun tim.Jam shumë i kënaqur nga rivënia e trenit në punë" tha Daniel Faifevic i cili ka lindur në Serbi, por tani jeton në Bosnje.
Para se shërbimi hekurudhor të fillonte, popullit i duhej të përdorte autobusë apo çfarëdo mjetesh tjera transporti për të udhëtuar ndërmjet dy vendeve.
"Isha me fat që udhëtova me tren për të ardhur në Bosnje. Një gjë të tillë do ta bëj edhe gjatë kthimit në Serbi"- tha Sllobodanka Nikin i cili erdhi Beogradi të vizitonte miqtë e saj në Sarajevë.
Linja hekurudhore ndërmjet dy vendeve u ndërpre gjatë luftës që shpërtheu në Kroaci në vitin 1991 dhe në Bosnje në vitin 1992. Lufta u shkaktua nga krerët nacionalistë të cilët mbetën të pakënaqur nga ekonomia e dështuar që u shkaktua nga huamrrja e pamatur e Titos.
Trenat "Olimpike Express" dhe "Bosnja Express" janë tepër luksozë dhe do të zëvendësojnë ato të vjetrat me lokomotiva ngadalshme.