Papa Benedikti i XVI lutet për 4 misionarët e vrarë në Afrikë
Papa Benedikti mbajti ditën e shtunë lutje për 4 priftërinjtë katolikë të vrarë në Afrikën e Jugut në incidentet kriminale.
Francezi At Louis Blondel i Misionareve të Afrikës, u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij nga disa grabitës. At Blondel ishte kleriku i katërt i vrarë që nga muaji mars nga kriminelët e Afrikës së Jugut.
"Gjatë kësaj jave unë kam marrë një lajm shumë të hidhur nga disa vende afrikane në lidhje me vrasjen e katër misionarëve. Ata janë Ati, Daniel Cizimya, Ati Louis Blondel, Ati Gerry Roche dhe Motra Denise Kahambu",tha Papa Benedikti për besimtarët e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit.