Integrimi në BE, SHBA-të pa deklaratë për Maqedoninë
Washingtoni zyrtar nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me dështimin e radhës të Maqedonisë në takimin e 7 dhjetor në selinë e BE-së, pas vetos së dytë greke.
Deri më tani nuk është dhënë asnjë deklaratë ngaBashkimi Europian, mirëpo në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe ambasadori amerikan në Shkup, Philip Rucker, i cili nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe krizën e paralajmëruar që do të pasojë pas bllokimit të proceseve eurointegruese nga qeverisja aktuale.
Në deklaratën e fundit të ambasadorit amerikan në Shkup, Philip Rucker ai bëri thirrje që të bëhet gjithçka lidhur me integrimin e Maqedonisë në NATO-s dhe në Bashkimin Evropian. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë deklaratë nga ndërkombëtarët dhe nga ambasada amerikane në Shkup që vlerësohet si "heshtje para stuhisë".
Gjatë javëve të ardhshme, kryeministri i ri grek, Jorgos Papandreu pritet të udhëtojë për vizitë në Uashington i ftuar nga presidenti Barack Obama. Vizita do të përcaktojë edhe axhendën e mëtejshme për emrin dhe zhvillimet me Maqedoninë.