E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koperture e kujt

Pyetje publike per z.Shkelzen Berisha djalin e kryeministrit te vendit


Pyetje publike per z.Shkelzen Berisha djalin e kryeministrit te vendit. Kush fshihet pas gardistit - pyesin thuajse te gjithe lexuesit e Shekullit ne komentete e tyre ne Shekulli Online poshte shkrimeve te ketyre diteve qe nisen me nje plagosje ne nje lokal ne periferi te Tiranes.


Si ka mundesi qe nje oficer garde te kete jetoje ne apartament luksi te kete prona dhe perqindje ne kontrata te medha biznesi Pergjigja eshte e thjeshte. Gardisti eshte thjesht nje koperture. E kujt Per ke firmos Pyetje si keto mund te behen per shume qeveritare e politikane sot ne Shqiperi. Por rasti konkret eshte flagrant. Kemi nje shofer milioner dhe ai njihet boterisht ne Tirane si shoferi i Shkelzen Berishes.


E lexuam deklaraten e z.Skeja dhe po e botojme te plote. Por duam edhe nje deklarate te z.Shkelzen Berisha. Kemi nje pyetje publike per z.Shkelzen Si shpjegohet deklarata e tij e pasurise dhe cfare nenkupton ai me aktivitet ne fushen e pasurive te paluajtshme


Ne deklarimin e tij te pasurise Shkelzen Berisha ka shenuar se llogarite e tij jane rritur me 473.550 leke te reja 308.599 euro dhe 11.360 korona suedeze. Ka blere nje makine ne shumen e 18 mije eurove etj.


Keto jane vetem ato qe ai deklaron vete pavaresisht se flitet per apartamente dhe vila ne zona luksi te Tiranes por po i leme menjane Per sa i takon burimit te te ardhurave djali i kryeministrit shenon ne deklarimin e tij zyrtar se nga aktiviteti i tij ne fushen e pasurive te paluajtshme ka fituar 200 mije euro etj.


Kur viktimat fillojne te heshtin

Mund ti kuptojme fare mire gardistet e rinj qe iu bie fati te shoqerojne djemte e qeveritareve tane dhe nga nje fshat i Dibres gdhihen milionere ne Tirane duke marre persiper pasurite e te tjereve. E kuptojme fare qarte dhe fudullekun e zengjinit te ri arrogancen mafiozo-ushtarake qe ia imponon pushteti i enderruar i tij.


Deri ketu jemi ne nivelin e veseve te njeriut qe eshte fabrikuar per te qene mbulese per dike ne pushtet. Por ajo qe po ndodh me kete krim eshte shume me e rende.


Ky krim i cili mund te mbetej nje ngjarje e zakonshme e kronikes se zeze ka testuar nje tumor te rrezikshem ne trupin e shoqerise shqiptare friken per te folur kunder agresorit. Kjo nuk eshte me veper e agresorit. Kjo eshte veper e pushtetit.


Nese deri me dje ishim te shqetesuar per heshtjen e shtypit per viktimen sot kur zerat ne shtyp po shtohen ne po zbulojme nje pasoje te pariparueshme qe ka prodhuar kapja e shtetit prej krimit ne kete vend. I riu 21-vjecar e ka marre qartazi mesazhin nga agresori dhe tani ka gjetur si alternative mbijetese faktin qe nuk e mban mend se kush e qelloi nga grupi ku ishte dhe gardisti.


Per te gjithe ata qe njohin sadopak tiparin themelor te nje shoqerie mafioze kudo qe jane krijuar ato frika per te folur ka qene identiteti i tyre. do perpjekje per te mposhtur mafien ka nisur nga perpjekja per te mposhtur friken prej saj dhe sidomos friken per ta denoncuar.


Ka mijera filma e qindra-mijera libra te shkruar per kete histori te vjeter te betejes per te vrare friken para se te vrasin mafiet. Shoqerite qe ia kane dale ta bejne kete kane mundur dhe mafien. Ato qe kane heshtur jane ende sot ne sundimin e tyre.


Shqiperia duket se po hyn 20 vjet pas renies se komunizmit perseri ne Kodin e Heshtjes qe dikton mafia.


Nese ka nje tipar te spikatur ky pushtet eshte marrja ne mbrojtje e personave te inkriminuar kur ata jane ne sherbim te pushtetit. Nuk duam te kujtojme ketu gjithe zyrtaret e larte te shtetit shqiptare qe duhet te ishin para drejtesise por dhe raste ordinere kur mafia ka prekur njerez kritike te qeverise.


Duke dale menjehere ne anen e agresorit pushteti do te jape mesazh frike qe askush mos te guxoje te ngreje koke kunder tij. Ky eshte rasti tipik kur pushteti po kerkon ti jape mesazh gjykatave prokurorise dhe opinionit publik se kemi te bejme me nje njeri te paprekshem.


E perserisim se jemi te prirur ta kuptojme dhe ta zbusim gjestin e rende qe ka bere gardisti duke kuptuar mentalitetin e tij si zengjin i ri i pushtetit por perfshirja e pushtetit pa asnje hezitim ne anen e tij per ti mbyllur gojen medies per ti mbyllur gojen viktimes per ti lidhur duart gjykates dhe per ta bere shembull per kedo qe tenton te kete qofte dhe incident me njerezit e Familjes eshte akuza me e rende qe kemi tani per kete pushtet.


Edhe sikur ta falim sot kete gardist qe ende nuk eshte liruar nga detyra nuk ndryshon gje pasi shoqeria jone ka shkuar me tutje. Ajo ka filluar te stepet per te folur dhe keto jane metastazat e para te cdo regjimi Al Kaponesh qe tani po eksperimentohet tek ne.


Deklarata


Une Fatos Din Skeja me detyre Oficer prane Gardes se Republikes deshiroj te them
I kam sherbyer Gardes se Republikes me ndershmeri besnikeri dhe profesionalizem te larte qe prej disa vitesh. shte kjo detyre fisnike kur ne si oficere te Gardes krahas betimit qe bejme per detyren tone sublime per mbrojtjen dhe plotesimin e te gjitha detyrave qe na jane ngarkuar.


Ne lidhje me sa media e shkruar keto dite ka aluduar per ngjarjen e ndodhur ne rrugen e Elbasanit tek Lokali Nena Mbretereshe dua te them se nuk jane aspak te verteta per me sakte jane trillime.


Rrethanat e ngjarjes se ndodhur jane ato qe edhe vete i demtuari shtetasi Shpati Ruci ka deklaruar me vullnetin e tij te lire prane Noteres Deklarata Noteriale Nr. 4399 Rep 2041/2 Kol date 15.11.2010 ne te cilen ai sqaron se Shtetasi Fatos Skeja per emrin e te cilit jam vene ne dijeni nga mediat vizive dhe te shkruara dhe nga te afermit e mi emri i te cilit korrespondon me personin qe kam debatuar ne lokal per cilesine e sherbimit si kamarier Nuk eshte personi qe me ka plagosur mua.


Per sa i perket detyres sime theksoj se jam thjesht Oficer i Gardes se Republikes prane Deges se Personaliteteve dhe nuk jam shofer i Familjes apo shoferi personal i Shkelzen Berishes sikurse eshte shkruar keto dite ne mediat e shkruara.


Me vjen keq qe eshte abuzuar me emrin tim dhe me detyren time te caktuar nga Garda e Republikes. Per keto shpifje dhe spekulime qe jane bere nen emrin tim do ti drejtohem organeve te drejtesise per te vene ne vend dinjitetin dhe demin moral qe me eshte shkaktuar.


Mero Baze Per badigardin e Shkelzenit u prish Zogu i Zi


Nderkohe qe zgjedhjet lokale po trokisnin Lulezim Basha ishte pergatitur te ishte kandidati i PD per Bashkine e Tiranes. Se paku Berisha kishte lene te kuptohej kjo publikisht. Me kete madje kishte justifikuar dhe prishjen e Zogut te Zi. Kjo e fundit ishte nje kombinim perfekt i nje interesi thjesht personal te njeriut me te afert te djalit te kryeministrit Shkelzenit me shemtine qe kishte ai mbikalim.


Kur e mesova arsyen reale pse po prishej pata nje trishtim por kur mendoja qe duhej prishur si i shemtuar ndjehesha me mire. Por smund te rrija pa ia thene publikisht.
Ne debatin qe kishim po ne Opinion me Sali Berishen e pyeta
- A mund ta na e shpjegosh thjesht si te lindi ideja per ta prishur Zogun e Zi Tu fiksua vete apo ta sugjeroi dikush qe eshte dicka e shemtuar


Pyetja ishte fare e thjeshte. Ai u turbullua pak dhe sajoi dicka.
- Se mbaj mend mire - tha - me erdhi nje leter ne zyre me thoshte qe ky eshte nje turp...
Ishte krejt i paqarte.


Te nesermen ndodhi dicka qe me beri te mendohem. Fahri Balliu miku im i gazetes 55 me tha i shqetesuar se ajo pyetja ime ishte me e poshtra.
- Pse - i thashe. - Ajo ishte pyetje e thjeshte informative.
- Po po - tha. - Po ndaj ishte e poshter.


Nuk ia vura shume veshin. Por ne mbremje nje miku im i vjeter i fakultetit me thirri i shqetesuar ne telefon.


- Duhet te te takoj patjeter - tha. - Kam nje muhabet per ty.
Muhabeti mu duk shume idiot. Ai paskesh qene ne nje klub me emrin Fiesta me tri shoke te Shkelzenit qe nuk e dinin se ky ishte miku im dhe kishte degjuar me veshet e tij se Mero Baze po fut hundet ne punet tona po do tia tregojme vendin atij dhe njerezve te tij rrotull Berishes.


Mu duk bisede shume paranojake. E pyeta kush ishin te tjeret. Me tha emrin e Rafit dhe nje bodyguard-i te Shkelzenit qe paskesh pallatin te Zogu i Zi. Por ata skishin folur. Kercenuesi qenkesh nje kalama i vogel qe ky sia dinte emrin se i therrisnin Qukap.
Me erdhi per te qeshur dhe e falenderova. Mos u be merak i thashe jane muhabete rrugesh.


Ne fakt ky episod mu kujtua nderkohe qe po zgjidhej kandidatura e PD per zgjedhjet ne Tirane. Per shkak te heroizimit qe i ishte bere prishjes se Zogut te Zi prej Bashes mendonim se ai do ishte kaloresi perballe Rames. Bisedat filluan te nderrojne dhe Fazllic ishte perdite e me shume ne zyren e Berishes.


Dalja e Bashes ne zgjedhje e eliminonte ate nga skena. Humbja thuajse e sigurt dhe nderprerja e pazareve me rruget qe ishin monopol i dyshes Isufi-Fazllic ishte nje alarm. Sali Berisha pranoi skemen e tyre. Fare papritur ai beri sikur se kishte vendosur kush do ishte kandidat dhe po shikonte perdite e me shume nga Olldashi. Ky i fundit luajal me te e pranoi dhe pse e dinte se do ishte e veshtire. La dy mandate dhe u fut ne gare....


Ky eshte fragment nga libri i fundit me deshmi i Mero Bazes. shte botuar ne shtyp ne 4 tetor 2008. Personit te cilit i referohem si bodyguard-i i Shkelzenit ne tekstin e mesiperm eshte Fatos Skeja. Pas botimit te ketij shkrimi ka pasur nje tensionim te ketij grupi kundrejt meje.


Ne javen e fundit te dhjetorit 2008 disa banore te pallatit me lajmeruan se ky person rrinte ne menyre te habitshme ne ore te caktuara para pallatit ku une banoj. I shqetesuar ia thashe emrin e tij nje prokurori te rendesishem Shkelqim Hajdarit por jo ne formen e denoncimit formal. Naten e 30 dhjetorit duke u gdhire 31 dhjetori makina ime u dogj para pallatit tim. Emri i vetem qe me erdhi ne mendje ishte emri i tij.


Nje zyrtar i larte politik i Ministrise se Brendshme dhe ish- miku im me pyeti duke besuar se ishte vertet ne krye te policise nese kisha ndonje dyshim per dike. I nisa me SMS emrin e tij.

Pas cerek ore me erdhi pergjigje nga ish- miku im se ky person nuk ekziston. Pas kesaj mesova nga Gert Bogdani TV Klan dhe me pas policia se makina ishte djegur nga nje shkendije elektrike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›