Oferta e PS Rama leter diplomateve Kerkojme materialet zgjedhore

UPDATE- Kreu socialist Edi Rama me ane te nje letre i eshte drejtuar perfaqesuesve ne Shqiperi te vendeve anetare ne BE dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes mbi oferten e PS-se per zgjidhjen e krizes.
Rama ne leter shkruan se oferta e PS-se eshte e bazuar totalisht ne Rezoluten e Parlamentit Evropian dhe ne te kerkohet hetim te plote te materialeve zgjedhore.
Nepermjet letres Rama ve ne dijeni se oferta i eshte dorezuar kryeministrit Berisha ne formen e nje projekti firmosur nga 30 deputete te opozites duke hequr dore nga fletet e votimit per hir te kompromisit te domosdoshem ne funksion te daljes nga kriza.
Deputeti i Patise Demokratike italiane Piero Fassino ka bere thirrje per zgjidhje te krizes duke u mbeshtetur ne oferten e fundit te bere nga Partia Socialiste. Ne nje interviste ne mediat shqiptare Fassino ka mbeshtetur oferten e PS-se per hetimin e zgjedhjeve.
shte bere nje propozim nje propozim mbi nje komision hetimor parlamentar qe te verifikoje mbarevajtjen e zgjedhjeve dhe te lejoje qe te identifikohen se cfare reformash duhet prezantuar per te lejuar qe zgjedhjet e tjera te jene transparente dhe te rregullta. Ky komision gezon konsensusin dhe mbeshtetjen e Parlamentit Europian te Keshillit te Europes dhe gjate ketyre oreve edhe te komisionerit te BE per zgjerim- theksoi Fasino
Me tej ai I ka bere thirrje ne menyre te vecante qeverise qe te paranoje oferten te cilen Fassino e ka quajtur te arsyeshme si e vetmja qe mund ta nxjerre Shqiperine nga ngerci politik ne te cilin gjendet prej shume kohesh.
Dalja nga kriza do te pershpejtoje ecurine e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian tha Fassino
Shikoni dokumentin ne pdf