"Kopjon" Dostojevskin, vret te moshuarat

Vret dy të moshuara pasi lexon kryevepren e Dostojevskit, "Krim dhe Ndëshkim". Një studente ka rrëfyer krimin, duke thënë se vrasjet e të moshuarave komshije i ka bërë me një send të fortë, njëlloj si personazhi kryesor i veprës, i riu Raskolnikov.
Studentja e Akademisë së Novisibiskut tha para hetuesve se e kreu krimin për të kuptuar nëse është një bishë e çmendur apo ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë. "Nuk ndieva asgjë dhe kisha shumë dëshirë të kryeja një vrasje të tretë", shtoi vajza para hetuesve të policisë së Moskës. Në veprën më të madhe të Dostojevskit, "Krim dhe Ndëshkim" ngjarjet zhvillohen në qytetin San Petersburg ku një i ri pasi vret një të moshuar i ndikuar nga rrethanat e çastit, "qorton" veten çdo ditë e më shumë, duke u rrëfyer para policisë për mëkatin e bërë.