E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koplik, arrestohen dy pleq, kërkohen për mashtrim në SHBA

Policia arrestoi në flagrantë shtetasit Zoge Ahmetaj, 69-vjeç, dhe Qërim Ahmataj, 77-vjeç, bashkëshortë banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Këta dy shtetas janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt SHBA-së, pasi autoritetet e drejtësisë atje, me Vendim të datës 26.12.2011, kanë caktuar ndaj tyre masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale të "Mashtrimit" dhe "Pastrimit të parave".

Nga Interpol Uashington ishte bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e tyre për  mashtrim të institucioneve financiare dhe pastrimit te parave. Shtetasit e mësipërm nga data 18.11.2009 deri më datë 01.01.2010, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në mënyrë të jashtëligjshme, kanë marrë pjesë në një skemë për të mashtruar një institucion financiar në Cleveland, Ohio, si dhe kanë përfituar paratë përmes aktiviteteve të rreme dhe mashtruese.

Nga strukturat Kundër Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme mbi aktivitetin e tyre në Shqipëri. /Start/

                                                                                             2012-01-12 12:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›