E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici vret policin

Ngjarja ndodhi në Kombinat, ku ka humbur jetën shtetasi Bashkim Memia, 40-vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie pranë Ndërhyrjes së Shpejtë.

Menjëherë u organizuan shërbimet dhe në sajë të informacioneve të marra, u arrit të kapet autori i dyshuar i cili është shtetasi Gerti Domi, 40-vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Objekteve Tiranë.

Nga hetimet paraprake, rezulton se konflikti midis dy punonjësve të policisë të jetë për motive të dobta, ndërsa ngjarja ka ndodhur jashtë orarit të shërbimit. I plagosuri Bashkim Memia u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku si pasojë e plagëve të marra nuk mundi të jetonte.

Aktualisht në bashkëpunim me Prokurorinë, po merret masa e arrestit në flagrancë për autorin e dyshuar për konsumim të veprës penale të Vrasjes me dashje. /Start/

                                                                                             2012-01-12 13:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›