E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka vendimi as sot për “Bandën e Durrësit”

Avokati Vangjel Muzika, ka lajmëruar gjykatën për mungesën, duke e motivuar me arsye shëndetësore. Kjo është hera e tretë që avokati mungon në seancë, çka për Prokurorinë është e qëllimshme, me synim që të skadojnë afatet e paraburgimit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me “burg për jetë” për Lulzim Berishën dhe Endrit Doklen, të cilësuar si drejtues të bandës. Gjtihashtu kërkoi dënim me burg për jetë dhe për Plaurent Dervishaj e Indrit Taullai dhe 25 vjet burg për Sardian Sulejmanin, Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvis Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti dhe Spartak Kalthi.

Ndërkohë, masa e dënimit prej 20 vitesh burg është kërkuar për Krisian Begun dhe Altin Nikollën, ndërsa dy anëtarët e tjerë Osman Korpuzi dhe Ahmet Ajeti, është kërkuar masa e dënimit me 21 vite burg në mungesë. Dy të fundit, janë shqiptarë nga Kosova, të cilat nuk janë arrestuar.

Ndaj të “penduarit të drejtësisë”, Adriatik Çoli, është kërkuar 10 vite burg për shkak të bashkëpunimit me organet e hetimit për të zbardhur vrasjet dhe krimet e tjera të ish-miqve të tij nga periudha 1998-2005./S.Ll/Start/

                                                                                             2012-01-12 11:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›