E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitore pa shumëlodhje, Holandamposht Danimarkën

JOHANESBURG- Holanda e Bert Van Marvijk e ka nisur në mënyrën më të mirë Botërorin e Afrikës së Jugut, duke mposhtur 2-0 Danimarkën në Johanesburg. Takimi i parë i grupit E ka përfunduar sipas parashikimeve, me fitoren e portokallinjve.

Ndonëse vinte pas një forme shumë të mirë të treguar në miqësoret e fundit, skuadra holandeze nuk është lodhur shumë përballë një Danimarke pa ide dhe që është munduar vetëm të mbrohet. Pjesa e parë ka qenë e një niveli mjaft të dobët, megjithëse në fushë ishte një skuadër e mbushur me yje. Për t’u veçuar një rast i Rafael Van Der Vart që u devijua nga mbrojtësit si edhe një top i futur nga Dirk Kajt, por që gjithashtu u largua me të shpejtë nga futbollistët danezë. Pjesa e dytë ka nisur menjëherë me gol dhe ai që gaboi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, Simon Poulsen.

Pas një krosi të holandezëve, ai u mundua ta largonte me kokë, por topi mori një trajektore të çuditshme, duke përfunduar në rrjetë. Më pas, në fushë ka qenë vetëm Holanda, e cila ka administruar me mjaft kujdes rezultatin. Van Persi mund të kishte dyfishuar shifrat kur doli i vetëm me Sorensen, por ndërhyrja e portierit danez ishte e saktë. 5 minuta para përfundimit, Holanda shënon edhe golin e dytë. Topi i goditur nga Elia u ndal nga shtylla dhe u kthye në fushë, aty ku Dirk Kajt nuk ka falur dhe ka mbyllur llogaritë me këtë takim.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›