Anglezët gjejnë shkakun Grinin e la e dashura
LONDER-Mund të ketë qenë faj i topit, mund të ketë qenë për shkak të tensionit të madh. Por, mediat në Angli hedhin dyshime se pas gafës së rëndë të Robert Grin në ndeshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndron jeta e tij private. Portieri anglez duket se po vuan ende ndarjen me ish-të dashurën e tij, modelen kanadeze Elizabet Minet. Një lidhje që zgjaste prej dy vjetësh dhe që mendohej se do të përfundonte në martesë. Madje, vetëm dy muaj më parë Elizabet fliste për dëshirën e saj të madhe që të shkonte në Kupën e Botës për t’i qëndruar pranë të dashurit të saj. Por, në fakt gjithçka u përmbys krejt papritur. Para një muaji çifti u nda dhe portieri Robert Grin ishte në një gjendje shoku. Madje, kishte menduar që të përdorte eksperiencën në Kupën e Botës për të harruar ndarjen e hidhur. Por, pas ndeshjes së parë, vuajtjet për të duket se janë shtuar...
(d.b/News24/BalkanWeb)
(d.b/News24/BalkanWeb)