Vlorë, arrestohet 37 vjecari shqiptar, i shumëkërkuar në Itali
VLORË- Arrestohet për llogari të drejtësisë italiane një 37 vjecar në Vlorë, i dënuar për vrasje në bashkëpunim.
Sipas policisë, Sazan Metushi u arrestua ditën e sotme në afërsi të vendit të quajtur “Kisha Ortodokse”.
Të njejtat burime saktësojnë se Metushi ishte i shumë kërkuar nga drejtësia italiane, pasi Gjykata e Apelit në Bolonja e kishte dënuar me 14 vite e 4 muaj burg për bashkëpunim në vrasjen e shtetasit me iniciale B.M në qytetin e Rexhio Emilias.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)