Rama pranon deshtimin, kthehet te qendrimi i LMN
Vitet e ketij bojkoti, te paprecedente dhe te pasuksesshem politikisht per Partine Socialiste u kaluan me nje te rene te lapsit, pa nxjerre jo vetem pergjegjesite dhe kostot per kryearkitektin e ketij bojkoti, por kostot qe pati ky bojkot per procesin integrues te Shqiperise
Lideri i opozites, Edi Rama shpalli zyrtarisht thyerjen e bojkotit dyvjecar te Parlamentit shqiptar, duke i rikthyer deputetet socialiste per te dyten here ne sallen e Kuvendit, por kesaj here nje here e mire. Hera e pare ishte e perkohshme pasi kishte thjesht dhe vetem nje qellim, mos humbjen e mandateve te deputeteve. Kurse tani, Rama nuk beri as me shume dhe as me pak, por pranoi deshtimin dhe ca me shume, pranoi qendrimin e hershem, packa se goxha vone, te pese deputeteve te asaj qe njihet si Levizja per Mendimin Ndryshe ne Partine Socialiste, duke pohuar me force, rikthimin ne institucionin ligjvenes.
Ajo qe ra ne sy ne fjalimin editorial te Rames, pak ore para se deputetet e PS te hynin solemnisht ne sallen e Kuvendit, pas me shume se 700 ditesh, ka te beje me ate se lideri i opozites ishte krenar per kete rikthim. Nderkohe qe pritej e kunderta. Dy vitet e ketij bojkoti, te paprecedente dhe te pasuksesshem politikisht per Partine Socialiste u kaluan me nje te rene te lapsit, pa nxjerre jo vetem pergjegjesite dhe kostot per kryearkitektin e ketij bojkoti, por kostot qe pati ky bojkot per procesin integrues te Shqiperise. Ne nje kohe qe raportet e nderkombetare e kane shkruar te bardhe mbi te zeze se ishte pikerisht mungesa e Partise Socialiste ne Parlament, arsyeja kryesore e refuzimit te statusit te vendit kandidat per Shqiperine ne Bashkimin Europian nje vit me pare. Me kete krenari per kete vendim, Rama kerkon te kaloje, gjithashtu jo pa krenari, dhe humbjen e zgjedhjeve te 2009-es dhe humbjen Tiranes ne 2011-en, madje dhe budallallekun e tij personal qe arriti ne prill te vitit 2008 ndryshimet brenda nje nate te Kushtetutes. Ndryshime qe paradoksalisht ishin ne disfavor te se majtes. Vetem krenaria e pamotivuar mund ta nxirrte Ramen nga nje rreth vicioz ne te cilin hyri per shkak te ketyre vendimeve pa vizion. Vendime qe nuk provuan gje tjeter vecse humbje elektorale per Partine Socialiste dhe per ate personalisht dhe ftohjen me disa grade celsius minus me faktorin nderkombetar. Aq pa produktivitet dhe pa vizion qene keto vendime dhe kjo politike, saqe po te mos merrej kjo kthese 360 grade, e vetmja politike qe do t'i mbetej Rames per te bere do te ishin editorialet e derguara me e-mail neper gazeta. A mund te thuhet me plote gojen me mire vone sesa kurre, tashme qe dhe vete lideri i opozites e pranon publikisht se shanset per nje pergjigje pozitive nga ana e Bashkimit Europian ne keto pak muaj jane minimale, ai vendos te behet konstruktiv. Strategjia e tij eshte e qarte, ai serish do te akuzoje mazhorancen per pergjigjen e Bashkimit Europian megjithate serish me mire vone sesa kurre. Marre nga TV Klan