Shpallet fituesi i licencës së dytë 3G

Drejtori ekzekutiv i AMC, Dimitris Blatsios, në pritje të njoftimit zyrtar për kompaninë fituese, tha se, "tani na presin shumë ndryshime në tregun 3G".
Sipas tij, "Kompania AMC do të thyejë monopolin e 3G në Shqipëri. Kemi pritur me durim mundësinë për t’i dhënë tregut shqiptar produkte data të besueshme dhe me kosto efektive, në bazë të teknologjisë më të përparuar 3G. Abonentët tanë kanë rrjet komunikimi të cilësisë së lartë në çdo zonë të vendit; tashmë do t’u sigurojmë internet dhe akses në data me shpejtësinë më të lartë të mundshme. Sapo ka filluar një epokë e re në telekomunikacion".
Kompania "AMC", është operatori i dytë që merr licencën "3G", pas " VODAFON-it", që tashmë e disponon një licencë "3G", të marrë rreth një vit më parë. /Start/
2011-09-05 16:07