E Diel, 1 Nëntor 2026

Kopshti i ri, ngrohje qendrore për 150 fëmijë

Njësia bashkiake 7

Përfundojnë punimet për rikonstruksionin e Kopshtit Nr. 43 në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pjesë e Njësisë Bashkiake Nr. 7. Sipas Bashkisë Tiranë, ky është një investim cilësor dhe do të krijojë të gjitha kushtet për të mirëpritur vogëlushët e kësaj zone në muajin shtator. Ky kopsht tërësisht i rehabilituar do të ofrojë shërbimet cilësore për të akomoduar rreth 150 fëmijë, të cilët do të marrin asistencën e nevojshme, në funksion të mirërritjes, zhvillimit dhe edukimit të tyre.

“Me këtë kopsht të rindërtuar në standardet më të larta europiane, plotësohet një kërkesë e kahershme e këtij komuniteti, për të pasur një kopsht me një kapacitet shumë më të madh dhe për t’u krijuar fëmijëve të kësaj zone, mundësitë që ta kalojnë së bashku me edukatoret të gjithë pjesën e kohës kur prindërit janë në punë, kështu që u uroj të gjithë prindërve një gusht të mbarë dhe ndërkohë i mirëpresim fëmijët shumë shpejt, pasi ne do kemi strukturat funksionale edhe gjatë muajit gusht, i bindur tashmë se kjo zonë ka kopshtin që meriton, për të gjithë ata vogëlushë që janë të mirëseardhur në këtë strukturë të re”, tha kryebashkiaku Rama.

Rehabilitimi, rikonstruksioni, por edhe shtimi i ambienteve ekzistuese, përfshi këtu edhe sistemin qendror të ngrohjes e instalimin e radiatorëve, në të gjithë ambientet e kopshtit ishin pjesë e sistemimit. Rehabilitimi ka prekur edhe ambientin e ngrënies, fjetjes, salla e lojës dhe e pikturës, ambientet ndihmëse, kuzhina.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›