E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ere e re ne Finiq

Zbulohen 6 ndenjeset e para prej guri te shkallares gjigante te Teatrit Antik. Prej ketij momenti germimet arkeologjike ne kete sit hyjne ne nje faze te re prej se ciles mendohet se pas disa vitesh do i gezohemi nje prej monumenteve me madheshtore te trashegimise antike


Paraditen e se martes ne sitin arkeologjik te Finiqit u zbuluan 6 ndenjese guri te shkallares gjigante te Teatrit te Finiqit qe sipas arkeologut Dhimiter ondi ky teater i kryeqendres se territorit Kaon konsiderohet me i madh per Epirin e Ilirine e Jugut i krahasuar vetem me ate te Dodones dhe shume me i madh se i Butrintit e i Apollonise apo i Sofratikes.


Teatri i Finiqit ka nje kapacitet prej 10 mije vendesh sipas ondit dhe aty nuk eshte luajtur thjesht teater aty eshte bere politike e gjindja eshte mbledhur per halle ne kohe antike.


Zbulimi i ndenjeseve te gurit te Teatrit antik te Finiqit konsiderohet ngjarje ne kerkimet arkeologjike te viteve te fundit. Nese zbulohet teresisht ky teater per te cilin prof. ondi thote se do te duhen ndoshta 10 vjet ai do ishte po aq famemadh sa dhe Butrinti.


I vendosur mbi nje koder mbi fshatin Finiq prej aty shfaqet nje panorame dehese e fushes se Vurgut dhe e liqenit te Butrintit. Rruga gjer atje eshte asfaltuar se fundi si shenje paralajmeruese e nje popullimi te pritshem me vizitore ndonese jo i afert.


Per momentin ajo zone ku perfshihet dhe Bazilika e Finiqit ka statusin e nje kantieri germimesh. Ugolini i madh pa diskutim ka qene ketyre aneve ne vitet 26-28 por pa lene gjurme zbulimi ne teater qe konsiderohet zemra e Finiqit antik. Sipas pershkrimit te prof.


ondit ne siperfaqe nuk ka patur asnje shenje ekzistence te ndonje monumenti antik dhe cuditerisht nuk ka qene e mundur ti bihet ne ere se ne ate faqe kodre rrethore tipike per te patur nje teater antik ne pozicionin e nje ballkoni qe shihte poshte ne fusha te ishte fshehur nje pasuri e tille.


Zbulimi i teatrit antik te Finiqit sipas ondit ka ndodhur rastesisht me 1980 nga disa fshatare te zones te cilet kane pikasur disa tulla furre nen rrenoja e kane rendur ti marrin per punet e tyre.


shte me pas arkeologu Dhimosten Budina ai qe nisi te punoje ne kete monument me disa pastrime e qe pasohet me 1989 nga puna e dyshes Dhimiter ondi e Petrit Nanaj te cilet nisen germimet aktive per te nxjerre ne drite skenen e teatrit.


E ne vite jane zbuluar skena pjesa e orkestres pjeset kufizuese e muret mbajtes. Tani po tentohet ne pjesen me te veshtire dhe finale qe eshte zbulimi i hapesires rrethore te shkallares e cila eshte teresisht e mbuluar me shtrese dheu me shume pak gjurme te jashtme.


Ja pse dalja ne drite e ndenjeseve te para se bashku me nje pjese te hyrjes ne teater nga pjesa e siperme e shkallares ne nje pozicion qe ndan simetrik dy gjysmat e saj konsiderohet dicka tej rutines se punes se perditshme. Germimet ne Teatrin dhe Baziliken e Finiqit po kryhen nga nje ekspedite italo-shqiptare kryesuar nga drejtoresha e Institutit Arkeologjik Shpresa Gjongecaj.


Edhe te Bazilika germimet kane avancuar dhe synim kryesor i punes mbetet rikrijimi historik i qytetit antik. Bazilika mesjetare eshte ndertuar mbi rrenojat e Agores antike dhe ky piketakim mes antikes e mesjetares me nje diference prej afro 5-6 shekujsh nga para deri pas Krishtit mbetet objekt afirmimi per punen e arkeologeve. Pra jane dy epoka te ndryshme te mbivendosura me njera-tjetren ku secila prej tyre meriton vemendje per ti rivitalizuar ne bllok. Sakaq nga prof.


ondi thuhet se shume gure te ndenjeseve te Teatrit Antik jane marre per ndertimin e Bazilikes Bizantine per shkak te kualitetit te tyre. Dhe ajo cka mund te dale nga toka prej shkallareve te Teatrit mundet te jete tejet e demtuar pikerisht nga ndryshimi i destinacionit te gureve.


Po ashtu prof. ondi flet me nje perndezje profesionale dhe per Nekropolin e Finiqit te shtrire poshte ne fshat altarin dhe varret e atyshme qe sipas tij jane plot me sende nje pjese e mire e se cilave kane perfunduar ne muze. Fjala eshte per monedha e varese floriri qe sipas besimit te asaj kohe i duheshin te vdekurit dhe ne jeten e pertejme.

Kembet e Neronit ne Finiq


Nje prej monumenteve me te spikatura te gjetura ne hapesiren e skenes se Teatrit te Finiqit eshte bazamenti i nje statuje te Neronit qe thuhet se ka qene i derdhur ne bronz. Statuja nuk ekziston dhe ajo cka ka mbetur aty jane gjurmet e kembeve ku ka qene i fiksuar si dhe nje mbishkrim i prishur emertues apo shpjegues.


Ndersa statuja prej bronzi mendohet te jete shkrire ne nje epoke te mevonshme kur Neroni nuk ishte me i frikshem dhe ky padyshim nuk ekzistonte ky meraku yne i sotem per ta pare si te shenjte cdo gje qe na vjen nga kohet antike ndonese per vete kohen mund te kete qene dicka e zakonshme apo dhe tejet vulgare.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›