E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçarët: Kalojmë që sot në gjysmëfinale

Levi do të hedhë sot në fushën e lojës formacionin më të mirë, në mënyrë që të mos e zgjasë çështjen e kualifikimit të të tijve

Skënderbeu nuk ka ndër mend të tolerojë aspak në ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë, edhe pse ka për të luajtur edhe dy ndeshje të tjera deri në fundin e ndeshjeve në grup. Edhe njëherë tjetër Levi u ka thënë të tijve një ditë përpara ndeshjes se i vetmi rezultat që ai dëshiron është fitorja dhe me këtë tripikësh të sotëm të mundshëm që mendojnë të marrin kampionët, sigurohet edhe matematikisht kalimi për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Përpos dëshirë së Levit, kampionët e kanë për detyrë këtë fitore të sotme edhe për atë se në dy ndeshjet e fundit të grupit është planifikuar që Skënderbeu të luajë me formacionin e dytë, në mënyrë që e gjithë vëmendja të përqendrohet në kampionat, atje ku Skënderbeu do të kërkojë javë pas jave që të kapë sa më shpejt kreun e superligës.

Nuk do të ketë shumë dyshime për sa i përket formacionit të soëm që Levi do të hedhë në fushë, pasi dihet që Skënderbeu ka mbi 17 lojtarë titullarë, ndërkohë që sot, përpos emrave tashmë titullarë të padiskutueshëm, pritet që të aktivizohen edhe disa titullarë që pak janë aktivizuar kohët e fundit.

Erbim Fagu thuajse është rikuperuar 100% dhe sot mund të luajë një pjesë loje, ndërkohë që edhe serbi Ivan Gvozdenoviç është më shumë se gati dhe mund të kemi edhe ndonjë surprizë për të. Në vitin 2012 qendërmbrojtësi nuk ka luajtur asnjë minutë dhe ndeshja e parë mund të jetë kjo për kupë. Po ashtu, sot nuk përjashtohet mundësia që të shohim edhe ndonjë debutim të ri.

Bëhet fjalë për brazilianin Da Silva, futbollist që qysh pas ardhjes te Skënderbeu në merkaton e dimrit, nuk ka luajtur asnjë minutë të vetme. Ndaj Vllaznisë është mundësia më e mirë që Levi të provojë edhe këta futbollistë. Përpos formacionit të çekut, që në fakt ka treguar se di të befasojë deri në minutat e fundit përpara ndeshjes, duhet thënë se optimizmi në kampin korçar është i lartë.

Një prej futbollistët titullarë të Skënderbeut, në lidhje me këtë ndeshje të sotme, do të deklaronte: Nuk ka asnjë dyshim që nesër (sot) në do të zbresim në fushën kurbinase me synimin e vetëm për të shënuar një fitore ndaj Vllaznisë.

Nuk kemi më kohë që të lëshojmë, pasi duam të sigurojmë një orë e më parë katërshen e Kupës dhe ky kalim turi realizohet vetëm nëse ne mundin Vllazninë. Në Shkodër ne arritëm që të merrnim një pikë edhe pse ishim me 10 futbollistë gjatë gjithë pjesës së dytë, ndërkohë që në Laç gjërat do të ndryshojnë, pasi ne konsiderohemi që luajmë në shtëpinë tonë dhe nuk na falet as barazimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›