E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sefa: Lushnja, një kolektiv për tu pasur zili

Nga Julian Kasapi

Sulmuesi Fatjon Sefa thekson se skuadra e tij do të jetë edhe më mirë gjatë javëve në vazhdim dhe se do ta arrijë objektivin

Verdhejeshilët janë duke punuar për takimin e radhës, që e kanë në stadiumin Roza Haxhiu me Skraparin. Një takim i rëndësishëm për ecurinë e skuadrës së trajnerit Malko, që pas fitores në Himarë i ka rritur shanset për kalimin direkt në superligë.

Lushnja po kalon një moment të mirë dhe, falë fitoreve të njëpasnjëshme dhe gabimeve të mundëshme të rivalëve, mund të kapë kreun. Kjo ndodhi javën e 18-të, kur diferenca me Luftëtarin, që barazoi, shkoi në 4 pikë. Stafi teknik dhe futbollistët e kanë të qartë se duhet të ruajnë këtë formë për të qenë sa më afër objektivit.

Sefa Pozitiv është fakti se në Himarë gjeti golin e munguar prej kohësh sulmuesi Fatjon Sefa, i cili, si përherë, festoi duke treguar fanellën që mbante poshte me foton e xhaxhait të ndarë nga jeta. Canka bëri detyrën,duke shënuar golin e 14-të këtë kampionat, ndërsa Gjoni u tregua i saktë nga pika e bardhë. Kam shënuar një gol në Himarë dhe jam ndier mjaft mirë, që skuadra arriti të çlirohej.

Kemi fituar një betejë mjaft të vështirë dhe për këtë kanë meritë të gjithë. Kolektivi ynë është vërtet për tu pasur zili dhe mendoj se do ta arrijmë objektivin në fund të sezonit. Ndeshjen me Himarën e kaluam me pikë të plota dhe po punojmë për të bërë të njëjtën gjë edhe me Skraparin. Nuk do shumë mend që do të marrim pikët e plota, por mendjen e kemi vetëm te ky takim, – ka thënë sulmuesi Sefa.

Prapavija Nga ana e tij, trajneri Saimir Malko ka shprehur rezervat e tij për repartin e mbrojtjes, jo vetëm pas takimit, por edhe ditën e hënë, kur ka nisur java stërvitore. Puna është përqendruar te gabimet apo të metat që u vunë re në transfertën e Himarës.

Do të punojmë me shumë seriozitet gjatë kësëj jave që të jemi sa më mirë në ndeshjen e radhës. Edhe pse fituam me rezultatin 3-2 në Himarë, duhet të kishim shfrytëzuar më mirë rastet e shumta që patëm dhe sigurisht të jemi të sigurt në prapavijë, –  e ka mbyllur fjalën e tij shtatlarti lushnjar, Sefa.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›