Reforma në Arsimin e Lartë, Tafaj: Prioritet studentët dhe zhvillimi i kapaciteteve universitare

Ka nisur punimet sot në Tiranë Konferenca për financimin e Arsimit të Lartë, me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit Sali Berisha.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj në fjalën e tij foli për rëndësinë që ka reforma në Arsimin e Lartë.
“Kjo reformë është në interes të studentëve shqiptarë. Ajo synon të zhvillojë kapacitetet e universiteteve”, tha Tafaj në fjalën e tij
Gjithashtu Tafaj nënvizoi se reforma synon rritjen e didxhitalizimit të Universiteteve dhe të rritjes ë financimit të tyre.
Tafaj tha se jo vetëm Universitetet Publike, por edhe ato private do të përfitojnë fonde. Reforma synon rritjen e fondeve për ekselencën e universiteteve. Ai tha se së afërmi do të ngrihen të gjitha njësitë për zbatimin e reformës.
Kjo reformë do të arrihet vetëm nga një bashkëpunim i mirë, në radhë të parë me ju profesorë të nderuar si dhe studentët, ndaj ju ftoj në këtë bashkëpunim.