E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi kundër Topit: Gjithkush të flasë gjuhën që i pëlqen, e papranueshme "gjuha" e përçarjes

17-10-2011 / Gazeta 55

Integrimi, në dhjetor BE do diskutojë për Shqipërinë – të plotësohen 12 rekomandimet


Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, deklaroi sot se debati i nisur ditët e fundit mes Topallit dhe Topit, është i pafrytshëm, pasi secili mund të flasë gjuhën që i pëlqen, ndërsa apeloi se të gjithë duhet të flasin gjuhën e bashkëpunimit dhe jo përçarjes. “Në vende të ndryshme flasin dialekte të ndryshme. Edhe unë jam i dashuruar pas një gjuhe të veçantë, por jam i mendimit se gjuha më e mirë është gjuha e bashkimit”- u shpreh Sequi, gjatë një vizite në qytetin e Shkodrës. Duke iu referuar sërish progres raportit të Komisionit Europian ku Shqipëria dështoi të marrë statusin e vendit kandidat, Sequi theksoi se priten reagime politike deri në dhjetor ku Bashkimi Europian do të diskutojë sërish për Shqipërinë. “Nëse në këtë periudhë do të ketë sinjale pozitive për ecuri të zbatimit të disa prej çështjeve që kanë të bëjnë me 12 prioritete kyçe dhe nëse i afrohet shteteve anëtare mendoj se ky do të jetë një sinjal pozitiv, të cilin këshilli do ta marrë në konsideratë. Reformat zgjedhore janë vetëm një prej çështjeve që përbëjnë 12 pikat. Ajo që do donim të shihnim janë sinjalet pozitive të disa llojeve të ndryshme që tani e deri në dhjetor kur mblidhet këshilli, por nga ana tjetër presim që edhe politika të reagojë për këtë çështje”- deklaroi kreu i delegacionit të BE. Zyra e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, ka nisur një fushatë nëpër Shqipëri, për të informuar opinionin publik rreth integrimit Evropian dhe progres-raportit të BE për Shqipërinë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›