Korçë, 6 të arrestuar për vrasjet e mbrëmshme

Drejtori i policisë së Korçës, Bernard Çaushaj, bëri të ditur vetë operacionin e ndërmarrë në orët e vona të mbrëmjes së shkuar.
Sipas tij, nga operacioni i koduar “Kryqëzimi” ka përfunduar me arrestimin e gjashtë shtetasve. Në pranga ranë Erjon Mukades 32-vjeç lindur në Porodinë dhe banues në fshatin Lumalas të rrethit Korçë, i dënuar më parë me 10 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes” në shtetin grek. Ky shtetas dyshohet se është autori i vrasjes së Mikel Tepexhikut dhe Kastriot Hysit, teksa ka plagosur edhe tre shtetas të tjerë.
Ndërkohë, policia ka arrestuar edhe shtetasin Bashkim Latollari 37-vjeç lindur dhe banues nç fshatin Gjonomadh të Korçës, i dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes”. Arrestimi i këtij shtetasi është kryer pasi ka strehuar në banesën e tij shtetasin Erjon Mukades menjehere pas kryerjes së krimit.
Po për këtë ngjarje janë arrestuar edhe shtetasit, Irfan Mukollari 21-vjeç, Fation Dinkollari 27-vjeç, Ervin Mukollari 19-vjeç si dhe Miri Myrtollari 27-vjeç lindur dhe banues në Korçë. Këta shtetas akuzohen për vrasje në bashkëpunim, pasi kanë bashkëpunuar me dy personat e tjerë. Gjate këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2(dy) gëzhoja, 1(një) predhë fisheku dhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është realizuar vepra penale nga ana e shtetasit Erjon Mukades. /S.Ll/Start/
2011-01-18 13:15
[