E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti betejë Metës: Të tjera dosje korrupsioni në prokurori

Megjithatë, më pas ai ka folur për videon e transmetuar duke siguruar se nuk është hequr asnjë pjesë prej saj dhe regjistrimi është nga fillimi deri në fund i paprekur. Sipas tij, kopja origjinale i është dorëzuar Prokurorisë dhe atë mund ta verifikojë çdo shqiptar.

“Unë ju deklaroj se videoja që kam dorëzuar në prokurori është e pa prekur dhe e pa montuar. Unë mbaj përgjegjësi morale dhe penale për këtë video. Loja e Ilir Metës se është montazh është vetëm për të humbur kohë. Për fat, regjistrimi është bërë në një orë që tregon orën dhe sekondat. Asnjë sekondë nuk është hequr nga videoja. Të gjithë shqiptarët kanë mundësi ta shikojnë dhe nuk është e nevojshme që të vijnë prokurorë nga Amerika dhe Evropa”, theksoi ai gjatë një konference shtypi.

Deputeti Prifti tha më tej se do të çonte në prokurori të tjera dosje kundër Ilir Metës, duke shtuar se sado që të manipulojë dokumentet në Ministrinë e Ekonomisë, ai ka kopjet origjinale. “Në tre muaj ka bërë gërdinë. Do të denoncoj në prokurori pasuritë e tij të paligjshme të vendosura nën emra sekserësh. Veprimet që unë bëj hapin një epokë të re për shqiptarët dhe ku fjala e lirë nuk cenohet”, shtoi ai.

Prifti tha gjithashtu se Meta i bën presion Berishës me votat e tij në Parlament. Sipas tij, kryeministri do të reagonte ndryshe nëse nuk do t’i bëhej presion me votat. Më tej, ai rikujtoi deklaratën e pak ditëve më parë të Presidentit Topi, i cili kërkoi, që prokurori të bëjë transparencën hap pas hapi.
  
Në përgjigje të interesit të mediave, deputeti Prifti deklaroi se "jam dhe mbetem opozitar", ndërsa theksoi se ka 3 alternativa, për tu bashkuar apo jo me PS-në, për të krijuar një parti tjetër opozitare, apo për tu shkëputur nga jeta politike. "Jam opozitar dhe më i guximshëm se opozitarët e tjerë dhe i ftoj që të bashkohemi e ta bëjmë opozitën siç duhet", shtoi ai.
 /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-18 12:56
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›