E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë dështon për vendimin ndaj Ilir Kumbaros

Burime zyrtare nga kjo gjykatë thanë se pasi kanë parashtruar përpara Kolegjeve të Bashkuara pretendimet e tyre si prokuroria dhe pala mbrojtëse, anëtarët e trupit gjykues janë tërhequr për vendim.

Në përfundim, Kolegjet e Bashkuara nuk arritën të shpallnin vendimin në lidhje me këtë çështje pasi nga ana e tyre nuk është arritur shumica e nevojshme për vendimin përfundimtar, pasi gjyqtaret kanë dalë 6 me 6. Dy prej anëtarëve të Gjykatës së Lartë janë tërhequr nga kjo çështje pasi kanë marrë pjesë më parë në këtë proces.

“Kjo çështje do të gjykohet nga Kolegjet e Bashkuara në momentin e plotësimit të vendeve vakante të Gjykatës së Lartë”, thanë burimet zyrtare. Ilir Kumbaro ndodhet i arrestuar në Angli dhe pritet të merret një vendim nga drejtësia shqiptare për ekstradimin e tij. Ai akuzohet si i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-18 14:18
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›