E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: “Frangaj i vogël, rreth 190,000 USD nga Drejtoria Rrugëve”

Gjatë një konference për shtyp, Deputeti Eduart Shalsi tha se siç është bërë zakon tashmë, “për të gjitha këto denoncime që ne po bëjmë për këto reklama abuzive me paratë publike, nuk po përgjigjet Sali Berisha, nuk po përgjigjen ministrat e linjës dhe as zëdhënësit e tyre, por po përgjigjet Klani me Frangajn e vogël dhe Frangajn e madh”. Pra, kur qeveria dhe vetë Sali Berisha janë kapur gafil dhe nuk dinë se çfarë të thonë,
 
“Sot, do tu tregojmë shqiptarëve se Drejtoria e Rrugëve në Ministrinë e Transporteve përveçse i ka dhënë 500,000 USD gazetës Rilindja Demokratike, Përveçse 100,00 USD për 55-ën dhe 200,000 USD të Kohës Sonë të Frangajt të madh, na i paska dhënë edhe Frangajt të vogël, në kompaninë e tij Promo, pjesë të familjes Klan, plot 190,000 USD. Pra, edhe një herë, përveç asaj që kane marre nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme, vetëm nga Drejtoria e Rrugëve na paskan dalë për Frangajn e vogël, kompaninë Promo shpk plot 190,000 USD. Dhe në vend që së paku të heshtnin e më së shumti tu kthenin pas paratë e gllabëruara padrejtësisht qytetarëve shqiptarë kanë kurajën të shajnë e të fyejnë në mënyrë vulgare”.
 
Shalsi tha se një fakt të tillë e mbështet në letrën zyrtare të nënshkruar nga ministri Sokol Olldashi. “Dhe pikërisht në këtë dokument faktohet se kompania Promo e Frangajt të vogël ka marrë rreth 190,000 USD. Kjo është arsyeja përse familja Klan është tërbuar dhe shfryn në editoriale e kronika banale televizive. Dhe për dijeninë tuaj, ndërsa Klani merrte 100% të fondeve të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe 80 % të fondeve nga Ministria e Brendshme – vetëm nga Drejtoria Rrugëve grupin mediatik i Sali Berishës përfiton 65% e fondeve  të kësaj Drejtorie, dhe të gjitha mediat e tjera, edhe ato ndërkombëtare, përfitojnë 35%”./Start/

                                                                                             2012-09-23 14:41
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›