Sot afati i fundit i regjistrimit te studenteve fitues

Data 23 shtator është afati i fundit i regjistrimit online të gjithë atyre studentëve që janë shpallur fitues në universitete. Nëse nuk aplikojnë deri në orën 24 00, kandidatët do të quhen të skualifikuar.
Sipas drejtoreshës së përgjithshme të arsimit të lartë publik e privat, deri më tani kjo risi e pranimit të universiteteve ka rezultuar e suksesshme.
Aplikimi online ka shmangur radhët e gjata nëpër sekretaritë mësimore, fotokopjet e noterizuara, vërdallisjet nga një qytet në tjetrin, apo nga një institucion në një tjetër.
Për të aplikuar online është e nevojshme një adresë e-mail, pasi në këtë adresë, studentit i shkojnë username dhe password me të cilat ai mund të futet në sistem. Në këtë adresë e-maili atij i shkojnë edhe mesazhet për zgjedhjen e statusit të regjistrimit "i përkohshëm" apo "përfundimtar".
Data 8 tetor është dita e vetme kur studentët do të paraqiten për fillimin e vitit akademik 2012-2013.
Në momentin që studenti dorëzon mandatin e regjistrimit të tarifës së tij të shkollimit, dy fotografitë dhe një fotokopje të kartës së tij të identitetit të pa noterizuar, ai mbyll fazën e regjistrimit dhe merr statusin student, merr klasën, auditorin pasi programin tashmë e di për ku duhet ti vijojë studimet.