E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrest me burg për Dritan Hate, anëtar i ‘Hakmarrje për Drejtësi’

TIRANE-Gjykata e Tiranës vendosi masën e arrestit me burg ndaj Dritan Hate, anëtar i bandës, ‘Hakmarrje për Drejtësi”.
Hate, i njohur dhe si shok i një prej emrave të njohur të krimit, si Emiljano Shullazi, ishte dënuar me 23 vite burg në mungesë.
Ai u arrestua në mbrëmjen e 20 Janarit në shoqërinë e dy personave të tjerë.

Policia e Shtetit bëri të ditur se gjatë arrestimit të kryer nga forcat RENEA, Hates dhe dy miqve të tij, Gentjan Kaci dhe Ermal Mustafaraj, u është gjetur edhe një pistoletë pa leje. Edhe dy miqtë e tij Hates janë shoqëruar në komisariat, ndërsa mësohet se shtetasi Ermal Mustafaraj është një punonjës policie.

Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur së në momentin e arrestimit, tre personat kanë qenë në një lokal të zonës dhe se nuk kanë bërë rezistencë.

Dritan Hate, është njohur që në fillim të viteve 1990 si një prej anëtarëve të bandës “Hakmarrja për Drejtësi”. Në ngarkim të tij, gjykatat shqiptare kanë lëshuar një vendim, ku e dënojnë me 23 vite burg për grabitjen e firmës “Gjallica” filiali Vlorë, në shumën 2.4 milionë lekë, me pasojë vdekjen e P.Prendit.

Gjithashtu Dritan Hate është arrestuar dhe në vitin 2006 së bashku me Emiljano Shullazin dhe Gilando Danin. Në atë kohë, Hate u dënua me 8 muaj burg për “moskallëzim krimi”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›