E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultati i zgjedhjeve, nesër mblidhet asambleja e PS-së

Asambleja e Partisë Socialiste, e cila do të mblidhet nesër në pritet që të marrë vendimet më të rëndësishme që nga dita e zgjedhjeve. Një rezolutë e veçantë, do të votohet mes 160 anëtarëve që përfaqësojnë pothuajse të gjitha forumet e partisë. Pas kësaj do të kryhet edhe certifikimi në kongres por e gjitha kjo përpara datës tre shtator, kur mblidhet parlamenti. Mbledhja e Asamblesë e njoftuar për në orën 11:00 ditën e nesërme pritet të tregojë edhe qëndrimin politik të Partisë Socialiste për njohjen ose jot ë rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Ndërkohë sot në orën 11:00 kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të mbledh krerët e PS-së në rrethe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›