E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, arrestohet shefi i komisariatit, Nikolin Thana

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në bashkëpunim me seksionin e Task Force të Prokurorisë së rrethit Korçë, e arrestuan në flagrancë kryekomisarin, duke marrë si mitmarrje shumën prej 100 mijë lekësh të reja.

Së bashku me Kryekomisar Thanën, janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe Jetnor Hysenllari, punonjës i komunës Voskopojë, Arben Hasanllari, punonjës i policisë së komunës Voskopojë, si edhe shtetasi Hysni Myrtollari, të cilët në këmbim të favoreve për të njëjtën çështje përfituan si mitmarrje shuma të ndryshme lekësh.

Prej disa kohësh, pas sinjalizimeve për afera korruptive, SHKB, kishte filluar hetimet, ndaj shtetasve të sipërpërmendur, të cilat mbrëmë u finalizuan me arrestimin e tyre. Materialet hetimore në ngarkim të tyre, do t’i dërgohen në vijim prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë. /Start/

                                                                                             2012-09-21 09:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›