E Diel, 1 Nëntor 2026

E plagosi dhe e hodhi në plehra gruan, arrestohet

Në pranga ra shtetasi Romeo Babani, 28-vjeç, banues në Lagjen nr. 8 të qytetit juglindor, pasi Prokuroria ka lëshuar një urdhër për ndalimin e tij.

Ai akuzohet për një ngjarje të ndodhur katër ditë më parë, ku ka goditur me thikë dhe sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen me iniciale R.E, 26-vjeçe.

Pas plagosjes, ai e hodhi gruan në një kazan plehrash. Gruaja u gjet nga punëtorët e pastrimit, ku më pas u transportua për në spital. Ky shtetas do të hetohet për “plagosje të rëndë me dashje”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2012-09-21 09:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›