Vrau një shtetas në vitin 1999, ekstradohet nga Greqia

Fiqirit Delija, 47-vjeç, lindur në Qenas të Fierit, u ekstradua pasi ishte dënuar me 20 vite burg.
Ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor, më 28 dhjetor të vitit 2001, mori këtë masë dënimi për dy vepra penale, atë “vrasjes” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake“.
Shtetasi Delija është deklaruar fajtor për një ngjarje të ndodhur në fshatin Pojan të Fierit më 18 mars të vitit 1999, në ambientet e një servisi makinash, ku pas një konflikti të momentit me shtetasin Arben Driza, e ka qëlluar këtë shtetas me armë zjarri të llojit pistoletë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, më datë 30.09.2011, në Greqi, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin e Rinasit, shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /Start/
2012-09-21 09:41