E Diel, 1 Nëntor 2026

Muriqan, kapet me drogë 28-vjeçari

Burime zyrtare thanë se është arrestuar shtetasi Andi Hoxha, 28-vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ra në pranga pasi u kap me lëndë narkotike, teksa tentonte të kalonte në drejtim të Malit të Zi.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia kufitare në mjetin tip Pezho, që drejtohej nga 28-vjeçari, brenda mbështjelljes së marshit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese farmaceutike, transparente, ku brenda kishte lëndë narkotike, në gjendje të tharë,  me karakteristika të Mariuanës.

Në lidhje me këtë arrestim u kryen veprimet e para hetimore e procedurale dhe materialet, në ngarkim të shtetasit Andi Hoxha, i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhim e shitje të narkotikëve”. /Start/

                                                                                             2012-09-21 09:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›