E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, banorët kundër përplasjeve për bulevardin

KORCE- Rreth 230 qytetarë në Korcë janë bashkuar në një peticion për t’i kërkuar politikës ti qëndrojë larg punimeve në bulevard. Të ndërgjegjësuar se debatet sjellin vetëm vonesa duke dëmtuar dhe imazhin e qytetit të tyre i kanë kërkuar publikisht politikës të qëndrojë larg punimeve.

“Nuk më vjen mirë që Korça bëhet objekt shqetësimi në rrafsh kombëtar, sepse Korca ruan vlera të mëdha kulturore, arkitektonike dhe ka një traditë shumë të mirë në të gjithë rrafshin kombëtar. Nuk mund të rri dot si qytetar të mos e shfaq ëktë shqetësim. Nuk më vjen mirë që Korca ti ngjajë kalasë së Rozafës që ditën ndërtohet e natën prishet.”- thotë në një prononcim për NEWS24 aktori korcar Ligoraq Riza. Ai është njdë ndër 230 qytetarët që firmosën peticionin.

Dy netë më parë disa persona ndërhynë me mjete të posacme në trotuaret e bulevardit për t’i rikthyer në gjëndjen e mëparshme, ndërsa bashkia ishte tërhequr nga këto punime pas vendimit të inspektoriatit të ndërtimit që i la dorë të lirë për të zbatur projektin vetëm firmës gjermane.Peticioni pritet të firmoset dhe nga qytetarë të tjerë të Korcës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›