Korçë, digjen plotësisht 4 banesa

Kati i tretë i këtij pallati është djegur thuajse plotësisht.
Policia bëri të ditur se pas rënies së zjarrit është djegur e shkatërruar plotësisht çatia e këtij pallati si dhe 4 hyrjet e banimit së bashku me orenditë e tyre. Nga hetimet ka rezultuar se fillimisht zjarri ka rëne në katin e tretë në banesën e shtetasit Bajram Zyberi, e konkretisht ky shtetas në pamundësi të kushteve ekonomike ne banese nuk ka pasur energji elektrike, e për këtë arsye përdorte mjete të ndryshme ndriçimi.
Mësohet se burri kishte ndezur një qiri dhe më pas e kishte zënë gjumi. Për pasojë ka nisur djegia e rrobave dhe më pas flakët kanë përpirë të gjithë banesën. Për të dalë nga banesa, ky shtetas është ndihmuar nga banoret e tjerë të lagjes, me mjete rrethanore (kuverte) duke pësuar dëmtime të lehta në trup nga djegia.
Pas veprimeve te para hetimore nga uniformat blu është bërë arrestimi i shtetasit Bajram Zyberi për veprën penale “Shkatërrim të pronës nga pakujdesia”. Materialet për këtë rast do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme. /Start/
2011-07-20 08:39