E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, zjarr në një pallat, evakuohen banorët

Një zjarr që shpërtheu në mbrëmje në një pallat në Korçë, rrezikoi seriozisht disa banesa të tij. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati, në lagjen nr.6.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, të cilët e kanë lokalizuar në kohë, duke mos e lejuar që zjarri të përhapej edhe në ndërtesa të tjera.

Policia ka mbërritur tek pallati në flakë, duke evakuuar banorët, për arsye sigurie. Ende nuk dihen detaje të tjera të ngjarjes sikurse dhe shkaqet. Fatmirësisht, përveç disa dëmeve të vogla materiale, zjarri nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›