E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shpërthen automjeti, nuk ka të lënduar

Një makinë ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të sotëm. Nga shpërthimi i automjetit nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Automjeti, me targa të huaja R906 XWP, e cila ka qenë pronësi e 30-vjeçarit Shpëtim Çiçiku, ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një bombe molotov.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, kur persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur bombë molotov automjetit në kryqëzimin e rrugës “4 Dëshmorët”, me rrugën “Riza Cerova”.

Menjëherë me marrjen e këtij njoftimi, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur ngjarjet e shpërthimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›