E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA, Shqipëria bie 10 vende për muajin shtator

TIRANE-Kombëtarja shqiptare ka rënë 10 pozicione në klasifikimin e muajit shtator të FIFA-s, publikuar dhe në uebsajtin zyrtar të këtij institucioni. Kuqezinjtë renditen tashmë në vendin e 84-t, duke u kaluar edhe nga ekipe si Kongo, Haiti apo Koreja e Veriut.

Ndërkohë, një klasifikim akoma më i keq për Qipron, e cila është renditur në vendin e 135-të, duke rënë në total 12 pozicione në krahasim me gushtin. Një tregues, që edhe për FIFA-n, kundërshtari i Shqipërisë më 7 shtator, është mjaft modest. Sa i përket klasifikimit të përgjithshëm, tre vendet e para mbeten të pandryshueshme, me Spanjën, Gjermaninë e Anglinë. Ndërkohë, Portugalia ka zënë vendin e katërt, duke parakaluar Uruguajin. Brazili mbetet sërish larg, në vendin e 12-të.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›