Topalli: Shqiperia ofron potenciale te medha per biznesin
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ndodhet per nje vizite zyrtare ne Hungari, ku po zhvillon takime me personalitetet me te larta te vendit. Ne fokus te bisedes se saj me zyrtaret e larte hungareze ka qene bashkepunimin ekonomik dhe rritja e investimeve te huaja ne vendin tone. Gjate takimit me kryeministrin e Hungarise, Viktor Orbán, kryeparlamentarja Topalli ka diskutuar per thellimin e metejshem te bashkepunimit ekonomik ne nivele edhe me te larta, duke perfshire bashkepunimin ne fushen e energjetikes, infrastruktures, bujqesise, dixhitalizimit dhe rritjen e investimeve hungareze ne Shqiperi. Topalli ka deklaruar se viti i ardhshem shenon 90-vjetorin e marredhenieve diplomatike mes dy vendeve tona dhe ky pervjetor eshte shume i vecante, pasi perkon edhe me 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Ne kete kuader, kryeministri Orban dhe kryetarja e Kuvendit, ndane ide te njejta per organizimin e disa evenimenteve te rendesishme ne Hungari dhe ne Shqiperi, si nje moment per te promovuar Shqiperine dhe imazhin e saj. Topalli ka deklaruar se Shqiperia eshte nje vend i vogel i mundesive te medha, qe ka bere progres fale nje modeli te suksesshem ekonomik. Ndersa nga ana e tij, kryeministri i Hungarise e ka vleresuar si shume te vecante rritjen prej 4 % te ekonomise ne Shqiperi. Duke u ndalur te nje tjeter ceshtje, mjaft primare per Shqiperine, integrimi i saj ne Bashkimin Evropian, kryeministri hungarez tha: "besoj se edhe ne keto momente krize ne eurozone, duhet te shohim si zgjidhjen me te mire hapjen dhe jo mbylljen e BE-se. Une do te vazhdoj te mbeshtes Shqiperine dhe kjo eshte bindja ime e brendshme". Me tej, ai ka deklaruar: "Menyra me e mire qe te forcojme Evropen eshte te pranojme Shqiperine si pjese e Bashkimit Evropian, sepse Hungaria ishte ne nje situate shume te ngjashme me ate ne te cilen Shqiperia eshte tani". Gjithashtu, ai ka dhene dhe nje rekomandim per Shqiperine, duke thene se shqiptaret duhet ta kuptojne kete situate jo thjesht si nje enderr qe duan ta realizojne per t'u anetaresuar ne Evrope, por qe Evropa ka nevoje per Shqiperine. "Evropa nuk eshte e forte sa c'duhet tani. Nese deshirojme te behemi me te forte, kemi nevoje per shtete te reja, forca te reja, motivim te ri, kombe te reja, e gjithe kjo, eshte e mire per BE-ne", eshte shprehur kryeministri i Hungarise. Gjate vizite se saj ne Hungari, kryetarja e Kuvendit eshte pritur edhe nga Presidenti hungarez, Pál Schmit, te cilin e ka ftuar per te vizituar Shqiperine me 28 nentor 2012, per 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise, ftese e cila eshte pranuar me kenaqesi nga ana e tij.