Topi: Parti të re? Çdo opsion mbetet i hapur
TIRANE-Presidenti i Republikës Bamir Topi lë të hapur mundësinë e krijimit të partisë së re sapo të mbyllë mandatit e presidentit. Gjatë emisionit “5 pyetje nga Babaramo”, kreu i shtetit foli për ambicien e rikthimit në politikë, ndërsa shpjegoi konfliktin me Berishën dhe Topallin. Ai foli lidhur me dekretin për kreun e ri të KLSH-së ndërsa vlerësoi Bujar Leskajn si një kandidaturë që më shumë duhet vlerësuar nga kontributet akademike, sesa ato politike. Topi u ndal edhe tek konsensusi i arritur mes partive politike duke apeluar se duhet të tregohen seriozë në bashkëpunimin dypalësh.
Z.President, po e nisim intervistën me situatën më të fundit politike, një panoramë ku palët kanë gjetur konsensusin mes tyre. Kemi dhe një komision për reformën zgjedhore, konsensusi për ligjet me 3/5-at. Çfarë ndodhi që u bë ky rregullim i kësaj situate?
Së pari do të thoja se jam në atë pozicion si ju, pasi ata që duhet të pyeten për metamorfozën e tyre, janë dy palët. Gjithsesi, si kryetar shteti ndjek jetën politike, kam komunikim me ta dhe do doja të arrija në atë gjykim që çdo proces e ka një staturë. Presioni i vazhdueshëm i ndërkombëtarëve siç duket i ka bindur palët që të bashkëpunojnë. Rikthimi është gjithmonë i mirë. Uroj që të jetë i plotë, që secili të marrë përgjegjësitë e veta. Asgjë nuk është statike, gjithçka është dinamike, që do të thotë sot je në opozitë, nesër mund të jesh në pushtet dhe e kundërta. Përmbushja pastaj e detyrimeve është ana tjetër. Bashkëpunimi duhet të jetë dinjitoz dhe i plotë për të dhënë garanci edhe për partnerët.
Besoni se kjo do jetë vendimtare?
Është një hap i rëndësishëm drejt asaj që synojmë. Pjesëmarrja në institucione është kushti i parë dhe 12 rekomandimet që janë bërë tashmë publike.
Një nga temat më të rëndësishme në parlament është komisioni për reformën zgjedhore. Çfarë u sugjeroni palëve?
U sugjeroj që të mos bëjnë atë që kanë bërë në mënyrë konstante gjatë gjithë këtyre viteve në demokraci. Zakonisht debatojnë gjatë dhe realizimin e lënë për në momentin e fundit. Është plotësisht e mundur, meqë komisioni është ngritur, që të përmbushin detyrimet për reformën e re zgjedhore. Çështja është është nëse do të jemi në atë gjendje që të bëjmë një kod që t’u shërbejë palëve dhe qytetarëve që të ndjehen të qetë dhe mos të ketë zgjedhje të kontestuara. Çdo gjë ndryshon në mënyrë dinamike në këtë sens, mjafton që modeli të përzgjidhet me qetësi, i përkrahur nga shumica, por është e rëndësishme që ajo që kthehet në ligj, të zbatohet me rigorozitet, në mënyrë korrekte.
Kur u bënë ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Presidenti u përjashtua nga vendimmarrja për KQZ-në. Do kërkoni të kthehet ajo klauzolë?
Jo, unë nuk kërkoj asgjë. Presidenti ka pozicionin e tij kushtetues, të tjerët merren me këtë. Presidenti shprehet në momentin kur ligji vjen në këtë zyrë. Gjërat në demokraci janë të ndarë, por jap një apel që ky komision duhet të largohet nga emocionet e forta partiake, të punojë me shumë profesionalizëm për t’ju referuar një ligji për t’u zbatuar. Ai model që ka rezultuar efektiv në vendet perëndimore, dhe atëherë duhet bërë zbatimi korrekt i tij.
Ndryshimin e sistemit elektoral e shikoni si një tabu i cili mund të prekë edhe Kushtetutën?
Pa dashur që të merret si pikë referimi i një thënieje të caktuar, kam duke folur në parim, asgjë nuk është tabu. Ky vend ka pasur modele të ndryshme. Janë futur në lojë sisteme të ndryshme por nuk realizohen ashtu siç duket. Në sistemin proporcional futen në lojë faktorë nga kulturat e partitë për të organizuar ekipe që janë në vullnetin e partive apo kryetarëve të partive. Kjo e bën lojën me ekip por duhet që ekipi të jetë i mirë. Gjithçka varet nga mënyra se si zbatohet një kod zgjedhor.
Por a kërkon ndonjë punë e madhe për t’u bërë kjo reformë në komision ad-hok sesa tek vullneti i partive?
Në Shqipëri nuk ka pasur kode të këqija. Këtu gjerat janë predominuese në shpalosjen e vullneteve. Ne kemi 20 vite me sistem të ri, kontaktet me botën perëndimore janë të vazhdueshme. Nuk vuajmë për modelet por për vullnetet. Rikthimi i vullnetit i solli palët në tavolinë. Natyrisht ka punë por jo pafundësisht.
Kalimi i buxhetit, shkurtimet e disa institucioneve disa në varësi tuaj. Janë për shkak të krizës, apo një qëndrimi jo dashamirës të qeverisë ndaj jush?
Së pari nuk ka asnjë lloj institucioni që ka varësi nga unë. Kushtetuta e thotë të qartë, nëse propozimi nga ministri merr firmën e presidentit, nëse propozohet nga unë, votohet nga parlamenti. Nuk dëshiroj të shkoj me asnjë lloj fryme paragjykimi, por përderisa unë nuk kam ngritur zërin për zyrën e presidentit, atëherë duhet të pranojmë që vështirësitë janë dhe duhet t’i pranojmë. Nëse ulen pa shkak, pranojmë se ka një lloj paragjykimi por nuk dua ta paragjykoj. Nuk është problemi tek një institucion por tek nevoja për pozicion që ka ky shërbim në luftën kundër terrorizmit, p.sh dhe buxheti duhet të jetë shumë i kujdesshëm.
Shkurtimet e shpenzimeve kanë cënuar funksionimin e këtyre institucioneve?
Sigurisht, funksionet bazë nuk mund të preken dhe ne do të dëshironim të ishin funksionale dhe unë nuk kam njohur ndonjë titullar që ka kërkuar për të abuzuar. Gjërat që s’duhet të preken, nuk duhet të preken.
Ligji për mbetjet urbane, kishit ndonjë informacion apo ju duk i padrejtë?
Nuk ndikohem emocionalisht nga vendimet. Presidenti e ka të detyrueshme që të konsultojë kushtetutshmërinë me frymën e saj. Unë e kam bërë me koshiencë kthimin e tij pasi kërkonte vëmendje. Mori një sensibilitetit të gjerë publik. Askush nuk mund të thotë se rrëzimi i dekretit ishte anti-kushtetues, çështja është se sa ata janë luajalë.
Në çfarë stadi është dekreti për KLSH-në dhe a ka sinjale se do ta votojë atë mazhoranca?
Unë do të prisja ndonjë informacion nga ju. Presidenti e mbyll procesin në momentin që e çon në parlament. Jo se e kam të pamundur për të marrë informacione.
Keni kryer konsultime?
Kushtetuta është ajo konsultë që prevalon. Është proces që kërkon kohën e vet, dhe së pari kosultohet për kriteret ligjore dhe së dyti shikohet profili i kandidatit dhe ai që përputhet, dekretohet.
Mund të rrëzohet Leskaj?
Opsionet teorike bien. Parlamenti ose aprovon, ose rrëzon. Pra ka një probabilitet 50 me 50. Nuk ka të bëjë me mua.
Mbi ç’kritere u bazua për kandidaturën e z.Leskaj pasi opozita e ka kundërshtuar si figurë politike?
E kam të vështirë sot në Shqipëri për të gjetur njerëz që janë të papërzier me politikë. Dikush me dëshirë, ose shërben me dëshirë herë në një krah, herë në tjetrin krah dhe natyrisht që kjo zvogëlon hapësirën e përzgjedhjes. Përveç profilit të tij politik, Leskaj është një figurë që është pjesë e rretheve akademike. Pakkush ndoshta e di se është me tre fakultete, juridik, ekonomik. Është njeri që ka kontribute, nuk kanë qenë konspirative por të hapura, dhe ne dëshirojmë në krye të institucioneve njerëz me kontribute. Pak raste ka kur dikush futet në politike dhe pas disa kohësh kalon në një formacion tjetër politik. Figura e Leskajt është një figurë e cila jep shansin që t’i largohet çdo lloj paragjykimi të karakterit politik. Duhet vlerësuar ai akademik dhe nuk duhet të kontestohet.
Kur propozuat Shehun dhe Leskajn, patët parasysh që të dy janë mbështetësit tuaj, të lënë mënjanë nga PD-ja?
Asnjëherë në karrierën time nuk kam punuar me grupe. Kam tentuar të krijoj një frymë respekti reciprok. Ruaj një lloj konformizmi, apo siç thoni ju njerëzit e medias, “rebel”, unë nuk kam punuar për të krijuar grupe. Mendoj se çdo njeri e krijon vetë profilin e tij. Kam qenë nënkryetar i PD-së dhe asnjëherë nuk kam tentuar për të krijuar grupazhe. Mund të ketë pasur iluzione por nuk është e vërtetë.
Shehu në komisionin parlamentar tha se “ju po më eliminoni si mik të Bamir Topit” dhe se e ka për nder që është miku juaj...
Natyrisht sikurse unë e kam për nder që e kam mik z.Sali Shehu. Nuk perifrazoj atë që ka thënë ai por gjerat e thëna drejtpërdrejtë janë më të mira se sa ato të thëna nën rrogoz. Është mirë që gjërat të thuhen hapur, pa deformime. Nëse ka vullnet, ka, nëse s’ka, s’ka, por mirë është që gjërat të thuhen hapur pasi bëhesh servil, flet sipas dëshirave të sheshit. Kjo është një tablo e vitit 2008-të dhe nuk është më. Askush nuk e ka filluar punën si politikan. Secili ka ardhur nga një beckgraund akademik. Secili vjen me këmbët e veta në politikë, ndryshe mund të dalësh si zvarranik ose do të të lënë të zvarritesh deri në fund. Sot është momenti që njerëzit që merren me politikë të dalin prej saj ashtu siç janë. Ata që mund të dredhin bishtin, mund të jetojnë gjatë në politikë.
Ju u shprehët në Shkodër se Topalli duhet të flasë shqip ndërsa ajo u kundërpërgjigj se ajo flet gjuhën e Fishtës, Mjedës etj.. Si u mbyll ky debat?
Këto janë debate së paku nuk meritojnë të rikthehen sepse nuk janë debate që i shërbejnë asaj çështjeje që flasim përditë, për unitetin, për komunikimin, për vlerat e vërteta nga veriu në jug, nga perëndimi në lindje. Të hiqet dorë nga debatet boshe.
Çfarë ndodhi që u sfumua?
Mesa duket ka ardhur koha që politikanët t’ju marrin juve gazetarëve në politikë. Në fakt ju jeni bashkudhëtarë të politikës dhe pa dashur të precojmë, edhe pronarët që kanë mediat tuaja janë bashkudhëtar të politikës. Kështu e ka politika, një debat fryhet, sfumohet dhe bie më pas. Debatet duhet të kenë brumë dhe jo shterpë. Shikoni strukturën e gazetave perëndimore që flasin shumë për ekonominë. Nëse do të dimë se si zhvillohet ekonomia, se si është struktura e buxhetit, duhet të flasim me etikë për të. Diskutimi për ekonominë është më i rëndësishmi dhe media duhet t’i stimulojë këto debate. Nganjëherë hapen në mënyrë të qëllimshme debate të ndryshme. Në fund fare ky debat nuk personifikon asgjë, thjeshtë për të parë se çfarë mendje ka njëri dhe çfarë ka tjetri. Dëshiroj t’i referohem një emisioni që ka lidhje me televizionin tuaj, emisioni i mëngjesit i Bashkim Hoxhës, i cili është mjaft i rëndësishëm, sepse merr një zë qytetar. Të thonë se ku ke gabuar. Duhet të kemi së paku kurajën që t’i dëgjojmë. Njeriu e korrekton, e pozicionon veten më mirë.
Nuk po sulmoheni më nga PD-ja. Cilat janë arsyet?
Nuk mundem me kohën se si do të jetë nesër. Ju kur t’i keni nesër, mund t’i pyesni vetë ata. Publiku duhet ta ketë të qartë se unë nuk jam në dijeni të asnjërës prej pyetjeve që po më bëni.
Si u prishën marrëdhëniet tuaja me Berishën dhe Topallin?
Edhe sot e kësaj dite nuk e kam marrë vesh profilin e kësaj klime të krijuar. Dikush duhet ta thotë. Madje gjatë gjithë karrierës sime akademike dhe politike nuk mund të thotë njeri se kam fyer dikë. S’e kam bërë asnjë herë as në debate në Parlament. Jam përqendruar për të dhënë argumentin sepse debati bëhet për shoqërinë dhe është i domosdoshëm sepse do të rikthehen prapë tek qytetarët për të marrë votën. Pra mendoj se kultura e komunikimit duhet të zhvillohet më tepër dhe kjo e bën që institucionet të paraqiten para publikut me solemnitetin e tyre, ta demonstrojmë dhe para ndërkombëtarëve se dimë të komunikojmë. Edhe në vendet perëndimore ka debate, por nuk ka fyerje. Askush nuk ka të drejtë të gjykojë pas vendimmarrjes.
Raportet me Berishën kanë ndikuar në përkeqësim?
Këto pyetje janë konsumuar prej kohësh. T’i tejkalojmë ato dhe të flasim për probleme të tjera.
Nëse ju ripropozon PD-ja për President, do ta pranoni?
Deri tani di që ka pasur në mënyrë konstante jo vetëm nga kolegë, që nuk kisha as dy muaj që isha bërë president, janë bërë llogaritë se kur do të iki dhe kjo nuk më jep një pozicion jo komod. Të mos u rikthehemi sepse vetë koha i ka konsumuar këto debate. Respekti vjen për institucionin dhe pozicionin. Raportet individuale i zgjedh vetë. Tentativa për të qenë i nënshtruar, është një tentativë vetëvrasëse në një formacion politik. Njeriu duhet të jetë i lirë, duhet të ketë më shumë debat, më shumë komunikim.
Pak kohë më parë keni lënë të hapur mundësinë e krijimit të një partie të re...
Të jeni korrekt në referimin e pyetjes dhe përgjigjes. Variacionet që lashë të kuptohen janë të ndryshme dhe një prej tyre është dhe ajo që keni kuptuar. Në këtë tavolinë nuk ka opsion për të hyrë sërish në politikë. Ndonjë tavolinë tjetër jashtë këtij institucioni edhe ndoshta, por jo për momentin.
Kjo deklaratë besoni se ka ndikuar psikologjikisht tek Berisha dhe Topalli që të frenoheni në krijimin e partisë së re?
Nuk paragjykoj se çfarë mendojnë të tjerët. Nuk futem në subkoshiencën e të tjerëve. Nëse jam atraktiv do të krijoj parti të re. Kam qenë i hapur dhe vazhdoj të jem i hapur, dhe pastaj të gjitha opsionet janë të hapura sipas aftësive, sipas mundësive. Njeriu e provon por është çështje e perceptimit. Secili ka një vullnet personal. Por tani po ushtroj detyrimet e presidentit. Nuk është institucion partiak.
(d.b/BalkanWeb)