E Shtunë, 31 Tetor 2026

U ulën apo u rritën barnat?

 Këtë u mundua të dëshmonte sot drejtoresha e Institutit të Sigurimit dhe Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana.

E për këtë arsye, ajo përmendi edhe disa lloje barnash, që sipas saj, kanë pësuar ulje në treg. “Bilanci ynë në këtë fundviti tregon se ulja e çmimeve pati efekt në uljen e shpenzimeve totale të rimbursimit me 7% dhe me këto fonde, në bëmë të mundur qe te mjekohen një numër më i madh pacientësh nga muaji në muaj”, theksoi ajo.

Ajo tha gjithashtu se gjatë këtij viti, “shpenzimet e rimbursimit të barnave u rriten ndjeshëm për shkak te zgjerimit të skemës, çmimeve me të larta të barnave, rritjes se kursit të këmbimit të euros dhe disa faktorëve të tjerë. Qeveria ndërhyri duke aplikuar marzhe më të ulëta dhe rrjedhimisht çmime më të ulëta për barnat”. Në Shqipëri, numërohen rreth 420 barna në listën e rimbursimit me një vlerë prej 6.9 miliardë lekë, duke dyfishuar përfitimet e pacientëve krahasuar me vitin 2006. /Start/

                                                                                             2011-12-22 13:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›