E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më shumë krime në vitin 2011

 Sipas analizës së mbajtur nga drejtori i kësaj Drejtorie, Sajmir Muça, këtë vit regjistruar 6236 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 5227 prej tyre, ose 83.8% e tyre.

“Në këtë veprimtari janë përfshirë gjithsej 5686 autorë, prej të cilëve 1270 arrestuar dhe 4416 ndjekur në gjendje të lirë. Evidentojmë faktin se, gjate këtij viti 2011 janë kapur 345 persona te shpallur në kërkim ose 68 me shume ne krahasim me vitin 2010. Vlen për t`u evidentuar realizimi me sukses nga Strukturat e Hetimit të Krimit i 84 operacione policore ose 8 operacione më shume se në vitin 2010, si dhe janë 2-fishuar hetimet me metodat speciale të hetimit”, tha ai.

Në fushën kundër narkotikeve dhe trafiqeve, janë evidencuar 380 vepra penale, në të cilat janë implikuar dhe proceduar penalisht 544 autorë, nga të cilët, 216 arrestuar, 317 ndjekur në gjendje të lirë dhe 11 të shpallur në kërkim. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2010, janë evidentuar 45 vepra penale më tepër, si dhe 73 autorë më shumë.

Për sa i përket veprave në fushën e krimeve financiare, këtë vit, janë evidentuar 708 vepra penale, zbuluar 701 ose 99% e tyre, me 117 autorë arrestuar  ose ndaluar, 805 autorë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 6 autorë në kërkim. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2010, janë evidentuar 82 vepra penale me tepër, si dhe 67 autorë më shumë.

Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, në fushën e krimeve të rënda janë regjistruar 290 vepra penale, zbuluar 212 ose 73.1% e tyre, ku janë proceduar gjithsej 279 autorë, nga të cilët, 176 arrestuar e ndaluar,   56 proceduar në gjendje të lirë dhe 47 shpallur në kërkim. Në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar evidentohen 65 vepra penale më shumë, ndërkohë që fuqia zbuluese është rritur me 2 %. /Start/

                                                                                             2011-12-22 14:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›