E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, konflikt me armë në kazino, 1 i vdekur e 4 të plagosur

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e shkuar dhe shkak i sherrit është bërë humbja e një sasie të konsiderueshme parash të një të riu nga fshati Porodinë.

Për pasojë, ka mbetur i vdekur shtetasi Mikel Tepexhiku, 22-vjeç. Fare pranë viktimës ka qenë edhe shtetasi Erjon Mukadesi, 33-vjeç, i cili sapo ka humbur paratë i është drejtuar të riut me fjalët: “Pse më shikon ashtu?!” Pas kësaj ka nisur sherri midis tyre dhe jashtë kazinosë kanë nisur të grinden duke shkrepur edhe armët. Për pasojë, humbi jetën shtetasi Mikel Tepexhiku.

Policia nisi menjëherë aksionet dhe arrestuar në orët e vona të natës së shkuar autorin e dyshuar të krimit, shtetasi Erjon Mukabesi, 33-vjeç dhe punon intensivisht për të arrestuar edhe bashkëpunëtorët e tij.

Ndërkohë, në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet shtetasi Kastriot Hysa, 23-vjeç, si dhe Erjon Meminaj, Denin Meminaj si dhe Ermal Demolli. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-18 08:24
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›