E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polaket gjejne Kopshtin e endrrave ne Shqiperi

/ /

Koka bosh nuk eshte mire. Mua me kujtohen vetem cigaret AB dhe Radio Tirana nga kohet e Republikes Popullore te Polonise. Shqiperia na dukej nje vrime e zeze... Edhe pas 20 vitesh hapjeje Shqiperia vazhdon te jete nje vend gati i panjohur per europianet. Si nje vend i paekzistueshem do te thoshte kuratori polak Waclaw Kuczma per te cilin te njohesh nje vend nuk mjafton ta vizitosh ate. Njohja me artin dhe artistet e ketij vendi do te ishte nje njohje me e thelle perderisa veprat artistike jane produkt i kohes gjate se ciles ato lindin. Kjo ishte arsyeja pse kur mberriti ne Tirane i shoqeruar nga nje prej pedagogeve te Akademise se Arteve Fatmir Miziri vendosi te vizitoje studiot e nje pjese te mire artistesh te arteve pamore. Duke pare artin e tyre e duke mesuar me shume mbi jetet e secilit ai njohu edhe Shqiperine. Nje njohje te cilen nuk donte ta mbante me vete por ta ndante edhe me bashkekombesit e tij polake. Nuk iu desh te mendohej gjate qe te hapte nje ekspozite te arteve pamore ne Galerine Miejska te Bashkise se Bidgoshcit ne Poloni me punet e 26 artisteve nga Shqiperia e Kosova. Per te dhene nje panorame sa me te gjere jane perzgjedhur pune ne pikture skulpture qeramike video instalacion fotografi te cilat jane mbledhur te gjitha nen titullin Kopshti i endrrave. Punet jane perzgjedhur ne menyre te tille qe te rrefejne sa me shume mbi fatin e ketij vendi. Lidhja me te kaluaren eshte e paevitueshme. Por te tregoje edhe per traditen per shqetesimet e te sotshmes po pse jo edhe per diellin shqiptar. Madje ne tekstin qe shoqeron katalogun e ekspozites Kuczma e quan Shqiperine vendi i diellit. Kjo eshte arsyeja pse kane zgjedhur nje sere punimesh nga cikli shte nje bote burrash Its a mens world.. te Lumturi Blloshmit ku ajo ironizon politikanet shqiptare. Gjen aty sherre bujemedha ne sallen e parlamentit politikane te vjeter e te rinj qe na shfaqen here si perendite indiane me nga 6 duar apo prane baballareve te tyre ideologjike. Gjen aty qe nga Rama Meta Gjinushi Mustafaj Brace Milo por edhe Marksi Enver Hoxha e Ramiz Alia. Cikli Hipertrofi i Ardian Isufit luan me dy kohet para dhe pas komunizmit dhe kete e ben permes monumenteve te ngritura perpara viteve 90 kushtuar heronjve te luftes te punes udheheqesve... Ai na ofron fatin e tyre sot. Madheshtia e dikurshme eshte zhdukur e nen lartesine e ndertesave te reja apo tabelave publicitare duken fare te vogla madje edhe te mjera. Genc Mulliqi ofron ca foto te realizuara ne vitin 1997. Nuk behet fjale per pamje nga trazirat e kohes. Artistit qe aso kohe kujdesej per te emen e semure i bente pershtypje se si nje farmaci mund te quhej 1 maji. Dita e punetoreve dhe semundja Nuk mund te mungoje ironia e portreteve te Genc Permetit. Portrete qe te kujtojne klounet te cilet here te bejne te qeshesh e here te duken te frikshem. Personazhe te cilet nuk mund ti zberthesh. Pas maskes mund te fshihet nje shpirt i trishte. E ndoshta ashtu ndihemi te gjithe nga pak cdo dite. Ardian Kapo con ne Poloni ca Tregime shqiptare. Malesore me mustaqe te medha motive te kostumeve popullore... E pastaj stafete brezash nga Vladimir Myrtezai nje cope kujtese e shkuara dhe e ardhmja ne punet e Artan Peqinit gjurmet e paqta ngjyre okre ne telajot e Ali Osekut ca reminishenca femijerie nga 28 maji i Najada Hamzes nje epitaf i diteve te sotshme nga Fatmir Miziri nje ditar mbajtur ne flete pasaportash nga i biri Oerti por edhe pak mister nga piktori-magjistar sic e quan Kuczma Gazmend Leken. Puneve te piktoreve nga Tirana u shtohen edhe ato te studenteve dhe pedagogeve te Akademise se Arteve te Prishtines qe te gjithe se bashku japin nje ide me te plote mbi ate cka ndodh ne atmosferen artistike shqiptare. Ekspozita do te qendroje e hapur deri ne 27 shkurt ndersa parashikohet te vizitoje edhe galeri te tjera polake.

ALMA MILE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›