Me arme e makine te vjedhur RENEA arreston ne Peshkopi 31-vjecarin
DIBER - Vetem pak minuta ka zgjatur aventura e nje te riu nga Maqellara dje ne mesdite. Burime prane Drejtorise se Policise se Qarkut Diber sqaruan se rreth ores 11.00 postblloku i policise se Komisariatit te Peshkopise i ngritur ne afersi te Maqellares gjate punes per kapjen e personave te shpallur ne kerkim i ka kerkuar shtetasit Besim Markja 31 vjec lindur e banues ne Maqellare te Dibres te ndalonte per kontroll. Ai nuk i eshte bindur policise por ka shtuar shpejtesine dhe ka vijuar levizjen drejt qytetit te Bulqizes. Drejtuesit e postbllokut kane njoftuar drejtuesit e policise se Qarkut dhe ata te Komisariatit te Bulqizes per incidentin qe u kishte ndodhur. Sapo u mor njoftimi jane vene ne levizje edhe forcat RENEA qe ndodhen ne rrethin e Bulqizes qe nga fillimi i ketij viti. Ne afersi te Shupenzes efektivat e specializuara ne lufte kunder krimit i zene prite Markjes e ndalojne dhe ushtrojne kontroll ne makinen e tij tip Benz me targa Dibre por pa dokumente. Gjate kontrollit ne makine iu gjet nje pistolete tip Zastava. Menjehere ai eshte shoqeruar ne ambientet e Komisariatit te Bulqizes ku pas marrjes ne pyetje dhe verifikimit te hollesishem rezultoi se makina ishte e vjedhur. Policia tha se ky shtetas ka qene me pare i denuar me 5 vjet burg per vjedhje me arme nderkaq pas arrestimit te fundit do te ndeshkohet per kundershtim me dhune te efektivave te policise mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake shkelje te Kodit Rrugor etj. Dje ne mbremje ky shtetas eshte transportuar nga mjediset e Komisariatit te Bulqizes per ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut Diber. h.p